Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim i Qeverisë Kurti, për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët.
“Qëndroj këtu sot me shqetësim të thellë për mirëqenien e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ndërsa përballemi me një tjetër shembull tq qartë të menaxhimit dhe neglizhencës së qeverisë aktuale ndaj ushtarëve tanë”, tha Quni në një konferencë për media, njofton Klankosova.tv.
“Së fundmi u zbulua se stafi që është përgjegjës për ofrimin e ushqimit për forcat tona kanë njoftuar se nuk do të paraqiten më në punë pas datës 11 tetor. Kjo situatë alarmante e konfirmuar nga komandat Jashari në një letër drejtuar ministrisë së Mbrojtjes, është rezultat i dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët tanë”.