×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Do vazhdojë t’i shërbej atëdheut edhe si deputet, ashtu si në kapitullin që u mbyll në ministrinë e Mbrojtjes

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni thotë se po mbyllet kapitulli i tij në ministrinë e Mbrojtjes dhe po hapet ai në Kuvendin e Kosovës. Postimi i tij i plotë:

      Të dashur qytetarë, përkrahës dhe bashkëpunëtorë,
    Sot, po mbylli me krenari edhe një kapitull të radhës, për punën time në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes. Një kapitulli që kishte në mision të avanconte ushtrinë e shtetit më të ri, të rriste vlerat e integritetit dhe transparencës për t’a ngritur atë përkrah aleatëve tanë; për të dhënë kontributin tonë historik, për t’i kthyer mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer partnerëve që na mbështetën në luftën për liri; dhe për t’a bërë Kosovën faktor me rëndësi në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
    Po në të njëjtën ditë, po e hapi një kapitull të ri, për të vazhduar rrugëtimin për të përfaqësuar dinjitetshëm secilin qytetar; e njëkohësisht, për të punuar me përkushtim, për të realizuar ëndrrën për anëtarësimin në strukturat Euro-Atlantike. Por Sot, përsëri në këtë ditë, po filloj rrugëtimin e radhës, që të kontribuoj t’a bëjmë Kosovën, siç e meriton secili nga Ju, një vend ku vlerat dhe integriteti, janë kryefjala. Rrugëtimin në të cilin gjeneratës që po rritet do t’i reflektojmë frymën e respektit dhe bashkëpunimit; kulturën e lartë parlamentare si vlerat më fondamentale të demokracisë; ndërkohë, me pasionin emblematik, do të kërkoj llogaridhënie e transparencë, për të siguruar një pushtet kualitativ dhe të kontrolluar përmes mekanizmave të demokracisë.
    Të dashur qytetarë,
    Ju faleminderit deri në përulje të gjithë Juve që më keni dhënë privilegjin e jashtëzakonshëm për të ju përfaqësuar; për të​ dhënë betimin e radhës, që me nderin dhe përgjegjësinë më të lartë njerëzore dhe profesionale, t’i shërbej Atdheut.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.