Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ka kërkuar llogaridhënie Qeverisë së Kosovës, sa i përket problemit të ushqimit në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Si LDK, ata kërkojnë nga qeveria që ta ndalojnë improvizimin e dështimin ndaj ushtarëve, njofton Klankosova.tv.
“Qeverisë i themi, ndalo improvizimin, ndalo dështimin ndaj ushtarëve tanë. Vepro tani për të siguruar ushqim të sigurt dhe të duhur për forcat tona, dhe rikthe profesionalizimin dhe kujdesin që forcat tona e meritojnë”, tha Quni.
Ndër të tjera, ai shton se përkundër qeverisë që janë të përqendruar në qëndrimin ne pushtet, LDK-ja është e përqendruar në zgjidhje reale për Kosovën dhe sjelljen e standardeve ndërkombëtare për të siguruar që ushtarët të mos lihen me ushqimin që po iu ofrohet, njofton Klankosova.tv.
“Ne do të sjellim standarde ndërkombëtare për të siguruar që ushtarët tanë të mos lihen me një pozitë të tillë”.
“Kjo është më shumë se thjesht ushqim. Është çështje e llogaridhënies, transparencës dhe respektit për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Administrata aktuale po dështon në të gjitha këto fronte”, tha Quni.
“Ndërsa ata përqendrohen në mbajtjen e pushtetit, ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës përqendrohemi në zgjidhje reale për Kosovën”.