Humoristi i njohur, Sevdai Radogoshi – Qumili, ishte i ftuar në studion e “#Gjesi”-t ku foli më shumë për projektin e tij të ri, “Festa e beqarisë”.
Teksa foli për xhirimet dhe prapaskenat, ai u pyet edhe për kolegët e tij të ndjerë, Cimën dhe Lecin. Tha se po i mungojnë shumë dhe se i kujtohen çdoherë. Madje, për Cimën i cili vdiq vitin e kaluar nga Koronavirusi, tha se kishte plane me të.