×
  • Lajme
  • Lajme

    QUINT mbështet Kosovën në KiE pasi ta çojë draftin e Asociacionit në Gjykatë

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka folur për çështjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Ai ka thënë vendet e QUINT’it do të bëjnë një kërkesë në drejtim të Qeverisë së Kosovës ku do të kërkohet procedimi i draft -statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

    Kjo si parakusht që Kosova të mund të llogarit se do t’i ketë votat për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

    “QUINT’i do t’i paraqesë Qeverisë së Kosovës dhe kryeministri Kurti faktet ose kërkesën, qëndrimin që procedimi i Asociacioni në Gjykatë Kushtetuese është parakusht për votat në Këshill të Evropës dhe kjo sipas të gjitha gjasave mund të ndodh gjatë kësaj jave”, ka thënë Ramadani.

    Më tutje, ai ka thënë se brenda QUINT është larguar kushti i shpronësimeve në veri, duke mbetur vetëm Asociacioni.

    “Ka pasur zhvillime gjatë kësaj periudhe të fundit, ka pasë kompromis edhe brenda QUINT’it, është tërhequr parakushti për çështjen e shpronësimeve në veri. Një shtet ka kërkuar që të largohet çështja e shpronësimit si parakusht”, ka thënë Ramadani/Express/

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori suedez, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.