Qendra Klinike Universitare ka bërë ditur se sot pas rrahjes që ndodhi në Fushë Kosovë, janë pranuar pesë persona që kanë kërkuar ndihë mjekësore, ku pas trajtimit gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Ai ka thënë se po ashtu se janë sjellë edhe tre civile, prej tyre dy plagosur në ekstremitete të poshtme. Të dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Klinikën e Oprtopedisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Kujtojmë se mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ka ndodhur një përleshje fizike mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve për shkak të një gjobe të shqiptuar ndaj një pronari të një qebaptoreje. Ndërkohë që policia ka shkrepur me armë zjarri, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe gjashtë persona janë intervistuar në stacionin policor.