Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK ka arritur kontingjenti me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.
Kontigjenti përmbanë: Kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv- CPAP maskë, sisteme të mbyllura për aspirim, monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalator për oksigjen, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma.
Shkrimi i plotë:
Pajisjet të reja mjekësore për pacientët në ShSKUK
Në QKUK ka mbërritur kontingjenti tjetër me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, zyrtarisht ka pranuar pjesën e radhës që përmban: kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv- CPAP maskë, sisteme të mbyllura për aspirim, monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalator për oksigjen, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma.
Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, sipas nevojës.