Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog i është siguruar një autoambulancë.
Ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend.
“QKMF-së në Istog, i kemi siguruar një autoambulancë dhe si më parë kemi dërguar edhe material shpenzues të konsiderueshëm kundër Covid 19, për nevojat e personelit shëndetësor dhe qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore në mjekësinë primare. Përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, investimet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë nivel të përkujdesjes, shtojnë cilësinë në tërë sistemin shëndetësor. Respekt për profesionistët shëndetësorë që veprojnë të parët në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Zemaj./FrontOnline/