×
  • Lajme
  • Lajme

    Qiraja e institucioneve/ Qeveria “Kurti” pagoi mbi 30 milionë € për 3 vite

    FrontOnline
    13 Janar 2025

    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës nëntë mujore, janar-shtator 2024, raporton FrontOnline.

    Krahasuar me vitin paraprak, atë të vitit 2023, gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2024 shteti ka shpenzuar  1.2 milionë euro (16%) më shumë nga buxheti për pagesa të qeras për objektet publike.

    Gjatë periudhës janar-shtator 2023 shteti kishte shpenzuar 8.37 milion euro për qeratë publike, derisa gjatë vitit 2024 është rritur kostoja, duke shpenzuar 9.67 milion euro.

    Ndërsa gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 ishin shpenzuar mbi 10.1 milionë euro për qiratë e institucioneve.

    Por jo vetëm kaq, krahas rritjes së pagesës për qeratë, gjatë vitit 2024 është rritur edhe shpenzimi i tatimit në pronë. Prej 128% krahasuar me vitin 2023 që ishte 130 mijë euro,  tani shpenzimi për tatimin në pronë është 300 mijë euro.

     

    Ferat Shala: Qeveria Kurti ka ngritur shkallën e shpenzimeve të qerasë

    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore.

    Ai theksoi se një nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës ishte reduktimi i këtyre shpenzimeve, por tha se ky proces nuk është ndërprerë dhe madje është intensifikuar.

    ‘’Njëri nga premtimet apo si me thënë fushatë e egër që VV e ka pasur sa ka qenë në opozitë, ka qenë qeratë e shtrenjta që institucionet e shtetit i ka paguar. Ne kemi pritur dhe kemi dëshiruar që ky proces të ndërpritet, por Qeveria ka vazhduar me të njëjtin avaz, ka vazhduar me të njëtën lojë.’’ thotë ai,

    Sipas Shalës, Qeveria ka vazhduar me “të njëjtin avaz”, duke rritur shkallën e shpenzimeve për qera dhe duke i paguar ato pa ndonjë kontroll apo plan afatgjatë.

    ‘’ Ka ngritur shkallën e shpenzimeve të qerasë që më parë s’ka qenë. Shumë mjete janë shpenzuar për qera-dhënie të objekteve, e tash disa institutcione do të duhej të ishin vendosur, në objektet’’ thotë ai për FrontOnline.

    Ai shtoi se shumë mjete janë shpenzuar për qiradhënie të objekteve, ndërkohë që disa institucione duhej të ishin vendosur në një lagje të planifikuar nga Qeveria e tyre, ku do të mund të licensoheshin lejet dhe të ndërtoheshin objekte për këtë qëllim.

    ‘’Ne kemi pas planifikuar dhe kemi pasur tentuar të licensohen gjitha lejet dhe të ndërtohet një lagje ku do të vendoseshin gjitha institucionet’’ potencoi Shala.

    Shala për FrontOnline e cilësoi këtë një dështim të Qeverisë aktuale, duke pohuar se vazhdimi i shpenzimeve të mëdha për qira është një “derdhje parash në drejtim të panjohur”.

    ‘’Fatkeqësisht kjo është ndërprerë dhe nuk është realizuar nga kjo Qeveri dhe si rezultat sot kemi këtë shumë qera dhënie. Qeveria ka vazhduar të paguaj kosto të mëdha për të paguar qera dhe po vazhdohet derdhja e parave në drejtim të panjohur’’ përfundoi Shala.

     

    Ish-ministri i Financave: Qeveria “Kurti” edhe objektet me qira i merr me tender njëburimor

    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike dhe menaxhimin e parasë shtetërore.

    Ai theksoi se premtimet që Lëvizja Vetëvendosje i kishte bërë gjatë fushatës nuk janë realizuar dhe se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka rritur shpenzimet për mallra dhe shërbime, përfshirë qiratë, duke i dyfishuar ato krahasuar me vitin 2020.

    ‘’ Nuk ka gjë të re. Gjitha premtimet që i ka thënë nuk i ka realizuar. Sa i përket shpenzimeve që lidhen me mallrat dhe shërbimet, ku hynë edhe qeraja, Kurti i ka rritë gati i ka dyfishu me vitin 2020, para se me marr ai mandatin’’ tha Shatri.

    Shatri e quajti këtë një luks të papranueshëm, duke e krahasuar me kritikat që Kurti kishte bërë kur ishte në opozitë.

    ‘’Atë farë luksin që dikur e ka kritiku sa ishte në opozitë, tash e ka dyfishu dhe brenda kësaj ato i ka rritë në mënyrë enorme’’ deklaroi ai për FrontOnline.

    Ai shtoi se negociatat për qira janë bërë përmes tenderëve njëburimor, ku janë hequr kriteret dhe janë bërë pazare për përfitime personale, duke i shpërdoruar paratë publike për interesat e ngushta të grupit të pushtetit.

    ‘’Edhe qeratë kur bëjnë negociatat përmes tenderëve njëburimor, duhet me shpall tender, për me i pa kushtet, por këta i kanë heq ato kritere dhe kanë hyrë në pazare sepse duhet me mbetë një pjesë prej pazarit që me i nda mes vete. Paranë publike po e shfrytëzon për qëllime dhe përfillime për grupin e vet dhe pa asnjë kriter’’ përfundoi Shatri.

     

    Njohësi i ekonomisë: Qeveria Kurti ‘’theu’’ rekordin sa i përket pagesave të qirave për shfrytëzimin e objekteve për institucionet shtetërore

    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur ai ka ardhur në pushtet.

    ‘’ Nuk mendoj se ka diçka në Kosovë që Kurti, si opozitar, e ka kritikuar dhe nuk e ka bërë vetë si pushtetar, madje edhe më keq’’ thotë ai.

    Sipas Muhaxherit, një shembull i qartë i kësaj është rasti i pagesave për qira të objekteve që përdoren nga institucionet shtetërore, ku vlera e shpenzimeve ka arritur në 9.67 milionë euro, më e larta që ka paguar ndonjëherë ndonjë qeveri që nga paslufta.

    ‘’ Një shembull është rasti i pagesave të qirave për shfrytëzimin e objekteve për institucionet shtetërore, ku vlera prej 9.67 milionë euro është më e larta që ka paguar ndonjëherë ndonjë qeveri që nga paslufta për qira’’ deklaroi ai për FrontOnline.

    Ai theksoi se kjo tregon për një menaxhim të dobët dhe planifikim të papërgjegjshëm të Qeverisë, duke përmendur mundësinë e përfitimeve personale dhe dëmtimin e buxhetit.

    ‘’ Kjo tregon disa elemente ku, fillimisht, nuk përjashtohet mundësia e përfitimeve personale të ndonjë pale, ashtu sikurse paraqet edhe një planifikim të dobët të kësaj qeverie.’’ shtoi ai.

    Muhaxheri theksoi se është më e rëndësishme të shqyrtohet veprimi i Kurtit, sesa çfarë ai thotë, duke kritikuar mënyrën se si është menaxhuar ky proces në pushtet.

    ‘’Po ashtu, ky është një dëmtim i buxhetit dhe një mungesë e ndonjë alternative për të minimizuar shpenzimet e qirave. Prandaj, po them se nuk ka rëndësi çfarë thotë Kurti, por është më e rëndësishme se si vepron ai’’ përfundoi njohësi i ekonomisë.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Lajme13 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të herëpashershme të borës teksa temperaturat do të qëndrojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në...
    Vip12 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Driloni dhe Xuxi kanë krijuar një situatë qesharake gjatë mbrëmjes së sotme. Teksa Xuxi...
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.