×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeverisë i kërkohet heqja e akcizës së naftës, qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme

    FrontOnline
    09 Mars 2022

    Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të derivateve të naftës.

    Nga kjo rritje është prekur edhe Kosova.

    Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë varion prej 1.68 euro për 1 litër naftë, ndërsa për benzinë deri 1.58 euro.

    Për këtë rritje po shprehen të shqetësuar qytetarët.

    Ata thonë se presin reagim nga Qeveria dhe nga populli i Kosovës.

     “Mirë ka qenë me bërë shteti diçka me intervenuar me këtë punën e akcizës dhe me liruar pak se shumë është shtrenjtë”.

    “Shumë jo, por katastrofë për popullin shqiptarë. Qeveria duhet të reagojë dhe i gjithë populli”.

    Kurtishaj: Qeveria të heq akcizën në derivatet e naftës që të mos rritet çmimi i biletave

    Pas shtrenjtimit të derivateve në Kosovë, disa kompani të autobusëve  kanë shtrenjtuar çmimet e biletave.

    E, kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë për Front Online se si shoqatë s’kanë marrë ndonjë vendim, por se disa kompani tash veç i kanë rritur çmimet e biletave.

    “Ne si shoqatë s’kemi marrë vendim të caktuar për rritje të çmimeve. Çështja e çmimeve i cakton secilit operator, sot kemi informacion që Vushtrria dhe Mitrovica ka rritë çmimet gjithashtu edhe Gjakova që nga java e kaluar, Kosova ka çmimin më të lirë të udhëtimeve me autobus kudo në rajon”, potencoi Kurtishaj.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta heq akcizën në derivatet e naftës në mënyrë të mos ngritjes së çmimeve të biletave.

    “Qeveria do duhej të vepronte do të ishte mirë që Qeveria të mbledh Odat Ekonomike të bashkëbisedoj me ta ku është interesi publik i qytetarëve karshi shtrenjtimeve të mëdha që po ndodhin njëjtë sikur po flitet për një subvencionim të bujqve sepse Kosova ka nevojë të mbjellat këtë vit për shkak të krizës sidomos të grurit andaj edhe transporti publik është interes publik i qytetarëve Kosova nuk ka asnjë lloj tjetër të transportit hekurudhor apo të transportit tjetër publik , andaj po kërkojmë që Qeveria të heq akcizën në derivatet e naftës për kompanitë e transportit rrugor të naftës në mënyrë që çmimi i biletës të mos ngritët”, u shpreh ai.

    Pas shtrenjtimit të naftës në Kosovë, qytetarët  kanë nisur të mos i shfrytëzojnë veturat.

    Ata kanë zgjedhur një transport tjetër.

    Për disa nga qytetarët e vendit transporti i autobusit është mënyra më e lirë për të udhëtuar.

    “Veç me autobus po udhëtojnë nuk guxojnë me ndez veturën me pas qenë vera me biçikletë më së miri, por sigurisht duhet me u ulë çmimet”.

    E, qytetari tjetër tregon për Front Online se dy fëmijët e tij po udhëtojnë me autobus ani pse veturat i kanë në shtëpi.

    “U shtrenjtua po s’kemi çka me bërë koha e ka bërë të veten më lirë me udhëtuar me autobus se shko paguaje 2 euro naftën veç kur te ndez veturën në qelës shkon një litër, me dal deri këtu 5 litra shkojnë, dy djemtë e mijë i kanë lënë veturat në shtëpi e kanë shkuar në punë më autobus”, u shpreh ai.

    Një tjetër qytetar thotë se ky shtrenjtim është i papërballueshëm.

    “Jo që është shtrenjtuar shumë por është e papërballueshme për qytetarët e Kosovës, institucionet duhet të mendojnë për këtë çështje ta tejkaluar, bizneset e naftës të Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë rast e kanë rritë më tepër edhe se sa është kostoja reale në këtë situatë të naftës”.

    Kaçaniku: Ne si konsumatorë jemi të mbështetur për muri

    Pas rritjes se naftës dhe biletave në Kosovë janë shtrenjtuar edhe çmimet e produkteve bazë ushqimore.

    Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” thotë për Front Online se shtrenjtim në produkte ushqimore po vjen nga problemet e grumbulluara nga qeveritë e ndryshme.

    “Qytetari konsumator ka krijuar paraprakisht mjaft kushte edhe ato financiaret pasi që ne jemi gjenerues kryesor të buxhetit, problemet të cilat janë grumbulluar me vite paraprake të qeverive të ndryshme gabimet që janë bërë aso kohe tani po reflektojnë mbi ne dhe ne si konsumator jemi të mbështetur për muri jemi sjell në pozitë që në mes dy apo tri zgjedhjeve të këqija ta zgjedhim më të mirën”, potencoi Kaçaniku.

    Sipas tij, Qeveria që nuk dinë për qytetarin konsumator nuk mund të jetë qeveri e suksesshme./FrontOnline

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka shkruar për tubimin madhështor të kësaj partie në Skenderaj të Drenicës. Reçica...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec. “Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”,...
    Lajme16 Janar 2025
    Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.