Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve te tyre.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj një propozim të tillë e ka arsyetuar me gjendjen aktuale në vend shkaku i pandemisë derisa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit.
Sipas Selmanajt, nuk është paraparë koha prej kur njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme.
Dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.