
Hapje të salloneve të ondulimit, përkrahja për shërbime estetike, por edhe projekte tjera të ngjashme, janë përkrahur gjatë vitit që lamë pas përmes granteve nga Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, e cila në atë kohë është drejtuar nga Besim Beqaj, ndaj të cilit para disa kohës Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për aferën “Pronto”
Në bazë të dokumenteve që ka siguruar “Front Online” shihet se në vitin 2018 në mesin e shumë projekteve Ministria e Inovacionit ka përkrahur edhe projektin e Lendita Hotit nga komuna e Obiliqit në vlerë prej 6,261 euro të identifikuar si projekt për “Shërbime estetike inovative”, raporton Front Online”.
Po ashtu, në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se grante të ngjashëm në emër të inovacionit ministria që dikur e ka drejtuar Beqaj kishte dhënë edhe për shumë qytetarë të Kosovës. / Front Online /