×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria “ruan” para, në rast shtrenjtimi të rrymës

    FrontOnline
    11 Janar 2023

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e 24.6 milionë eurove për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, këto para do të përdoren edhe për masën 3.7 të Ringjalljes Ekonomike.

    “Vendimin për ndarjen e njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë eurove (24.6 milionë euro) për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe masës 3.7 të Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

    Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

    “Vendimin për Masat Emergjente në Furnizimin me Energji është miratuar për shkak të krizës energjetike botërore. Rritja rapide e çmimit të importit të energjisë dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Duke marrë parasysh riparimet e planifikuara në termocentralet tona, bënë që disa prej kapaciteteve gjeneruese të jenë jashtë funksionit, andaj Qeveria e sheh të domosdoshme aprovimin e Masave të Emergjencës në Furnizim me Energji. Masat do të jenë në fuqi për 60 ditë nga data e hyrjes në fuqi, me mundësinë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjas afatin e tyre në periudha prej 30 ditësh, maksimalisht deri në 180 ditë shtesë”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha pas mbledhjes së Qeverisë se pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike.

    Javët në vijim, ministrja tha se janë kritike, por shtoi se “kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime”.

    “Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Europën. Po hyjnë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, tha Rizvanolli.

    Ajo theksoi se çmimet e energjisë elektrike në tregjet europiane “pritet të rriten” dhe se “konsumi pritet të rritet gjithashtu”.

    “Kështu që po hyjmë në një fazë ku duhet të kemi edhe më shumë kujdes për kursim të energjisë, gjë që do të ndikojë në uljen e importit, në uljen e kostos së sistemit, si dhe në ruajtjen e buxhetit të shtetit”, tha Rizvanolli.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Ekonomi11 Nëntor 2024
    Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit mbi progresin e Kosovës drejt procesit të integrimit evropian, ku sipas BQK janë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Gresa ka akuzuar Anisën se po e shfrytëzon Burimin. Por Anisa këtë e akuzë nuk e ka pranuar,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.