×
  • Tenderët
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria rikthen “Kosovën e Re”, kontratë 80 mijë euro për këshilltarin ligjor (Dokument)

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Qeveria e Kosovës sërish i është kthyer projektit për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”, pas dështimeve të njëpasnjëshme të kësaj të fundit.

    Ministria e Mjedisit, e cila udhëhiqet nga Blerim Kuçi, ka rekomanduar për kontratë prej 80 mijë euro për këshilltarin ligjor të këtij projekti të nisur prej më shumë se 15 vitesh.

    Sipas dokumenteve të siguruar nga “Front Online” shihet se për kontratë është rekomanduar kompania amerikane “Hunton Andrews Kurth LLP”, e cila gjatë një viti të ardhshëm do të ofrojë konsulencë për këtë projekt.

    Nëse nuk ka ndonjë ankesë prej kompanive tjera, të cilat kanë marrë pjesë në këtë proces, atëherë kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kompanisë amerikane “HuntonAndrews Kurth LLP” do të nënshkruhet sot, raporton Front Online.

    Më herët, Qeveria kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane “Contur Global” për ndërtimin e këtij termocentrali prej 400 megavatësh, por një kontratë e tillë ishte kundërshtuar nga partia opozitare “Lëvizja Vetëvendosje” dhe disa organizata të shoqërisë civile.

    “Contur Global” në mars të këtij viti ishte tërhequr nga projekti për ndërtimin e termocentralit të ri, me arsyetimin, siç është thënë, situata politike e krijuar në atë kohë, e në veçanti kundërshtimi i ish-kryeministrit Albin Kurti.

    “Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara. Siç kemi thënë në të kaluarën, Kosova duhej të ishte projekti ynë i fundit me qymyr. Ne nuk do të zhvillojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”, thuhej në njoftimin për medie të “Contour Global”.

    Përndryshe, vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri, me të cilin do të përmirësohej gjendja e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, ishte marrë në vitin 2005.

     

    Në atë kohe me formimin e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, në vitin 2005, ishte hartua strategjia për zhvillimin e energjisë, me të cilën u vendos që të fillojë ndërtimi i një termocentrali të quajtur “Kosova C” dhe përgatitjet filluan menjëherë, por puna në praktikë asnjëherë.

    Ndërtimi i termocentralit të riishte paraparë të bëhet me kapacitet të prodhimit prej 2100 megavatesh, e që ishte llogaritur si projekti më i madh kapital në Kosovë. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta në darkën e të nominuarve është pyetur se “pse gjithmonë insiston ta largosh Gjestin nga Driloni?”. Ajo tah se do të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat i ashpër mes Sarës dhe Xhenetës ka ndodhur në darkën e të nominuarve. Xheneta e quajti gënjeshtare dhe mashtruese Sarën...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Në darkën e të nominuarve, Xuxi e pyeti Xhenetën se “a mendon se Gjesti për ty është i pjekur me vazhdu lidhjen?”....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.