×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria publikon vendimet e sotme, për emërimin e Lipovicës arsyetohet se ishte “kandidati me më së shumti pikë”

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën ka marrë disa vendime.

    Ndër ta ishte edhe emërimi i të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, Irfan Lipovica, në pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit. Lipovica ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare si zyrtar i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Në deklaratën për media ku Qeveria tregoi mbi vendimet e marra këtë emërim po e arsyeton se Lipovica “është renditur si kandidati me më së shumti pikë të grumbulluara” nga Komisioni Vlerësues.

    “[Qeveria ka] Emëruar Irfan Lipovica në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit. Me 89.9 pikë, z. Lipovica është renditur si kandidati me më së shumti pikë të grumbulluara”.

    Propozim-vendimin për emërimin e Lipovicës e bëri ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

    Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria:

    Themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës në këtë përbërje:

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

    Ministri i Mbrojtjes, anëtar;

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;

    Ministrja e Drejtësisë, anëtare;

    Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar;

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal anëtar; dhe

    Përfaqësues, Zyra e Kryeministrit, anëtar.

    Emëruar Ridvan Hotin në pozitën e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv për Trajnimin e të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Emëruar Irfan Lipovica në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit. Me 89.9 pikë, z. Lipovica është renditur si kandidati me më së shumti pikë të grumbulluara.

    Aprovuar analizën juridike për thjeshtimin, bashkimin ose eliminimin e lejeve, ose licencave të lëshuara në kuadër të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Autoritetit të Hekurudhave të Kosovës, Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit, Komisionit të Pavarur për Media dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Anuluar në mënyrë të pjesshme vendimin përfundimtar Nr. 06/98 të datës 18 prill 2019, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare ndërtimit të rrethrrotullimit të nevojshëm e të përshtatshëm për qytetarët sipas elaboratit të ri të shpronësimit për Qarkohet të Drejtorisë për Kadastër të Gjilanit.

    Miratuar Raportin e Përgjithshëm vjetor mbi Inspektimet.

    Aprovuar Udhëzuesit për Inspektimet e Përbashkëta. Inspektimet e përbashkëta luajnë rol vendimtar në avancimin e mbikëqyrjes ligjore dhe promovimin e pajtueshmërisë me standardet rregullative. Qëllimi kryesor është racionalizimi i burimeve duke garantuar interesin dhe të mirën publike.

    Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 11/2025 të datës 21.03.2025 për emërimin e komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për pranimin në pozitat e larta drejtuese në Agjencitë Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë plotësimndryshim, kryesuesja e këtij komisioni, Afërdita Bekaj zëvendësohet me Lumnije Demin.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besitmarët myslimanë. Në një postim në...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetin...
    Lajme30 Mars 2025
    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka qenë për të bërë bajram në selinë e Bashksisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhë Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Besimtarët myslimanë në botë dhe Shqipëri kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Falja e Namazit në Tiranë është bërë në sheshin “Skënderbej”. Mijëra...
    Lajme30 Mars 2025
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, foli edhe te...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai ka thënë se ky muaj qoftë...
    Lajme30 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e saj,...
    Lajme30 Mars 2025
    Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Manifestimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.