×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria përmes një letre e lut Kadri Shalën që t’i kthejë 2 milionë eurot

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Përmes një kërkese me e-mail drejtuar dy të dyshuarve, të cilët besohet se janë arratisur jashtë vendit, Qeveria e Kosovës i është lutur atyre që në një afat brenda 5 ditëve t’ua kthejnë dy milionë e 77 mijë eurot.

    Gazeta Insajderi ka siguruar kërkesën e Departamentit të Thesarit për dy pronarët e “LDA Group”.

    “Kërkojmë që në afat prej pesë ditë të ktheni shumën prej 2,077,995.90 Euro në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Kosovës në Bankën Qendrore të Kosovës, si pagesë e paautorizuar”, thuhet në kërkesën të cilën e ka siguruar Insajderi.

    “Ju si operator ekonomik keni pranuar pagesën në llogarinë tuaj dhe nuk keni njoftuar dhe as kthyer mjetet që i keni pranuar nga buxheti i Kosovës”, thuhet në kërkesën e Departamentit të Thesarit për dy pronarët e “LDA Group”.

    Kërkesa e qeverisë për bashkëpunim me pronarët e kompanisë me bazë në Drenas, bazohet në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2020 për buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Sipas këtij ligji, në rast se një individ apo entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej 5 ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim nga drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, me të cilin njoftohet pala pranuese që ajo pagesë është bërë gabimisht.

    Bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, ekzekutimi i pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave.

    Përmes procesimit të katër transaksioneve, në orën 12:41 të së premtes së 9 tetorit, dy milionë euro u derdhën në xhirollogarinë e kompanisë me bazë në fshatin Llapushnik të Drenasit.

    Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën përmes raportit 24-orësh se është kërkuar bllokimi i llogarive ku dyshohet të jenë transferuar mjetet nga Thesari.

    “Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro”, thuhej në raportin e Policisë.

    Për transferimin ilegal të mjeteve shpalosi detaje edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për media dy ditë më parë, ministrja Bajrami ka thënë se kanë ndodhur katër transaksione të dyshimta me vlerë të përgjithshme prej mbi 2 milionë eurove.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër në distancë u zhvillua sot mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë,...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me rastin, policia...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. I ndjeri u aksidentuar më 5 nëntor në kryqëzimin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jetë në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor, viktima nuk kishte shenja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.