Rok grupi serb “Riblja Çorba” sonte pritet të performojnë në komunën e Leposaviqit.
Ekipi i Klan Kosovës të cilët po qëndrojnë atje, kanë bërë të ditur se po bëhen përgatitjet e fundit për festivalin i cili pritet të mbahet sonte në ora 20:00, ku do të performojë grupi “Riblja Çorba” nga Serbia.
Ky organizim është bërë me iniciativën e komunës së Leposaviqit, ndihmesën e grupit si dhe Ministrinë e Kulturës të Serbisë.
Ndryshe nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar se a janë në dijeni për ardhjen e grupit këtu dhe nëse është kërkuar leje që ky grup të vijë këtu.
Vetë lideri i grupit Bora Gjorgjeviq, njihet për retorikën fyese dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.