×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria nuk lejon autostradë serbe në veri

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Presidenti i Serbisë, e sheh si punë të kryer. Aleksandër Vuçiq, thotë se në një periudhë të shkurt kohore nis shtrimi modern e masiv siç e quan ai i magjistrales Mitrovicë-Jarinjë që shtrihet në tokën e Kosovës.

    “Drejtori i kompanisë”Rrugët e Serbisë” ka marr urdhrin dhe paratë janë siguruar. Punimet nisin brenda muajit.Magjistralja Jarinjë-Mitrovicë është e madhe dhe fortë e rëndësishme për lidhjen e serbëve të Kosovës. Aq më shumë për ata që jetojnë në Komunat, nga Mitrovica,në Vushtrri, Obiliq e deri në Prishtinë” tha Vuciq para gazetarëve.

    Një refuzim ndaj këtij plani erdhi të enjten nga Prishtina zyrtare.

    Prej zyrës së kryeministrit Albin Kurti , thanë për Klan Kosova se shteti serb nuk mund ti kryejë punimet në autoudhën e përmendur.

    “Rruga Jarinjë-Mitrovicë është rrugë rajonale në Republikën e Kosovës.Përkujdesja ndaj saj është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sikurse edhe të gjitha rrugët tjera rajonale brenda territorit të Republikës. Ne tashmë jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe nevojës potenciale për investime në atë rrugë. Deklarimet e tilla nga Qeveria e Serbisë janë të pamatura, dhe çdo veprim eventual në këtë drejtim është i papranueshëm për Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.

    Edhe nga kabineti i kaluar qeveritar kishin lajmëruar se së shpejti nisin me punë konkrete në vlerësimin e gjendjes së magjistrales Mitrovicë-Jarinjë.

    Ish ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pati paralajmëruar studim fizibiliteti që do të mundësonte pastaj shtrimin në total të autostradës më të rëndësishme në veri të Kosovës.

    Magjistralja Mitrovicë-Jarinjë ku është pika kufitare NR 1 me Serbinë është e gjatë 53 kilomet

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues prej shtatë (7) vite burgim dhe 1,500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren...
    Lajme18 Nëntor 2024
    IPKO ka organizuar me sukses Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi mbi 400 pjesëmarrës...
    Sport18 Nëntor 2024
    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ditën e sotme Drenusha ka hapur zemrën me disa nga banorët. Për një moment teksa ishin në oborr ajo shpërtheu në lot....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.