×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se nga Shqipëria presin mbështetje, sa i përket dialogut, duke theksuar se “kanë shumë ndërmjetësues”.

    “Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu për RTV Dukagjinin, në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin u ka prezantuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

    Kryeziu ka shtuar se çështja e katër kryetarëve në veri – tre prej të cilëve iu është dashur asistim nga Policia e Kosovës për të hyrë në objektet përkatëse komunale – është çështje e kushtetutës dhe sundimit të ligjit.

    “Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj”, ka thënë ai.

    Sipas tij, çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin është “çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit e cila synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën Serbe’”.

    “Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia”, ka shtuar ai.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

    Në një konferencë për media lidhur me situatën në veri të Kosovës, Rama ka deklaruar se për të, i pakuptueshëm mbetet pozicioni i Kosovës dhe jo ai i Serbisë.

    “Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft të Asociacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, prej kohësh”.

    “Një gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët, dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, që e përsëris, bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst, e jo më se çka duhet të ketë teksti”, ka thënë Rama.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2023
    Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, për deklarimit të Milan Radoiçiq se ka marrë pjesë...
    Lajme30 Shtator 2023
    Njohësit e rrethanave politike në vend po vlerësojnë se aksioni i Policisë me 24 shtator, i ka dhënë Kosovës një mundësi të...
    Lajme30 Shtator 2023
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jern Rode tha se qëndrimi i Gjermanisë për sovranitetin e shtetit të Kosovës nuk ka ndryshuar dhe shtoi...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2023
    Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve të sotme të SHBA-së se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi...
    Lajme29 Shtator 2023
    Këngëtari shqiptar,Hajro Ceka është shfaqur i lumtur krah Ivica Daçiqit. Shqiptari nga Mali i Zi ka publikuar një foto me Daçiqin pas...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i bindur se Polonia dhe Sllovakia do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.. Polonia...
    Lajme29 Shtator 2023
    Sot Policia e Kosovës ka bastisur vilën e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit. Ministri  i Punëve të Brendshme, tha se edhe nga...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga...
    Lajme29 Shtator 2023
    Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në vazhdimësi komenton zhvillimet politikë në vend dhe rajon, ka thënë se duke parë kërkesën...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.