Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se Dhomat e Specializuara i kanë injoruar të gjitha institucionet e Drejtësisë në Kosovë, meqë nuk janë informuar për asgjë lidhur me zhvillimet e fundit përfshirë arrestimin.
Selimi për Klan Kosovën tha se nuk ka pasur asnjë komunikim nga zyrtarë të Prokurorisë Speciale për proceset që ndodhën së fundi.
”Fatkeqësisht jo, atë që kemi ditur ne ishin ato deklarata që kemi parë para disa muajsh”.
”Komunikimi i tyre ka qenë direkt me palët dhe avokatët e palëve”.
”Për aq sa kam njohuri, me asnjë institucion nuk kanë kontaktuar. Kam provuar të dijë nëse ka pasur lloj kontakti, por nuk ka pasur”.
”Edhe njëherë po shpreh shqetësimin, sepse duhet të ketë një konsideratë për siguri nacionale”.
”Ne nesër kemi mbledhje urgjente të Qeverisë me mëngjes”.
”Ministria e Drejtësisë ka një division dhe merret me të akuzuarit special. Të akuzuarit janë të parët që kanë shkuar atje”.