×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria në Shqipëri lehtëson procedurat për punonjës të huaj

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në ligjin “për të huajt” për të lehtësuar punësimin e punonjësve të huaj, veçanërisht nga Filipinet dhe Indonezia.

    Kjo masë synon të mbushë boshllëkun në tregun e punës, duke lejuar marrëveshje me shtete të tjera për të sjellë punonjës të kualifikuar, sidomos në sektorët e turizmit dhe industrisë.

    Ndryshimet përfshijnë mundësinë për të aplikuar për vizë përmes një sistemi elektronik dhe heqjen e kërkesës për depozitimin e një shume parash si garanci. Po ashtu, lejet e punës do të lëshohen në përputhje me kërkesat e tregut dhe nevojat e punëdhënësve.

    Qeveria po negocion për të sjellë deri në 40 mijë punonjës nga Filipinet, dhe po shqyrton mundësinë e punësimit të qytetarëve nga Indonezia.

    Aktualisht, në Shqipëri punojnë mbi 9 mijë të huaj, kryesisht në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe tregtia./Express/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump postoi të premten një video që supozohet se tregon dhjetëra luftëtarë Huthi duke u vrarë në një sulm...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, ka folur për jetën e tij familjare. Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Dy protesta të ndara qytetare janë paralajmëruar për sot në Koçan pas tragjedisë në diskotekën Pulse. Nën moton “Marsh për Engjëjt” në...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë...
    Kronika05 Prill 2025
    Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person. Sipas policisë, i lënduari është duke u...
    Kronika05 Prill 2025
    Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Siç njofton policia e...
    Kronika05 Prill 2025
    Përgjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 345 gjoba trafiku. Po gjatë ditës së djeshme, sipas të...
    Kronika05 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është...
    Kronika05 Prill 2025
    Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur në një lagje në Petrovë të Shtimes. Për këtë policinë e informoi një burrë nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.