Qeveria në largim e Kosovës, sot do të mblidhet për të vendosur në lidhje me buxhetin e vendit.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza.
Mbledhja është kërkuar për rirregullim dhe rialokim të mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për të mundësuar funksionimin e të gjithë sektorëve./Front Online/