×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria në detyrë e kundërshton vendimin e Supremes për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: Arbitrar, i motivuar politikisht

    FrontOnline
    15 Korrik 2025

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 që lidhet me përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve fiskalë elektronikë. Sipas Qeverisë, arsyetimi i Gjykatës se akti është miratuar nga një qeveri dhe ministër në detyrë pa kompetenca ligjore është i pabazuar dhe përbën interpretim të njëanshëm.

    Në reagimin zyrtar thuhet se Ligji për Qeverinë nuk ndalon qeverinë në detyrë të nxjerrë akte nënligjore dhe se kufizimet lidhen vetëm me çështje madhore si marrëveshje ndërkombëtare apo projektligje të reja. Për më tepër, Qeveria thekson se procedura për hartimin e këtij Udhëzimi kishte filluar në nëntor 2024, kohë kur Qeveria kishte mandat të plotë.

    “Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj” thuhet në deklaratë.

    Qeveria po ashtu ka rikujtuar se sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar si organ funksional, prandaj nuk ekziston konflikt funksional ndërmjet pozitës së ministrit në detyrë dhe atij të deputetit.

    “…. Si rezultat i moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet dhe për rrjedhojë i njëjti nuk është funksionalizuar si organ përfaqësues me autorizime ligjvënëse, vendimmarrëse dhe mbikëqyrëse të përcaktuara me Kushtetutë.” Ky Aktgjykim ka konstatuar qartë se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, për shkak se Seanca Konstituive nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në reagim.

    Institucionet qeveritare kanë paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të rikthyer ligjshmërinë dhe standardet demokratike, ndërsa kanë kërkuar nga institucionet e drejtësisë që vendimet të jenë të mbështetura në ligj dhe jo në interpretime të motivuara politikisht.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e rëndë financiare në televizionin publik, kur po hyjmë në ditën e 15-të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Redaktori i RTK-së, Alban Selimi, ka reaguar ashpër për vonesat në pagat e punonjësve të RTK-së, duke e quajtur situatën “të turpshme”....
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt...
    Sport14 Gusht 2025
    Humbja 3-1 ndaj FCSB në ndeshjen e kthimit i mbyll dyert e kualifikimit në Ligën e Evropës, por Drita do të kenë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 vatra zjarri. Nëntë prej tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.