Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milionë euro për ta ndihmuar minierën e Trepçës.
Ndarja e këtyre fondeve erdhi pas kërkesës së Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili tha se kjo ndërmarrje është në situatë emergjente.
Vendimin e bëri publik Avdullah Hoti në një konferencë për medie.
Ky tha se ndihma financiare e dhënë nuk do të jetë pakushte.
“Do të kushtëzohet nga plani i biznesit dhe masat që duhet t’i ndërmarrë bordi në këtë ndërmarrje”, tha ai para gazetarëve.
Punëtorët e Trepçës janë në grevë që 3 ditë për shkak që nuk janë paguar.
Sipas Hotit, kompania ku këta punojnë, ka borxhe deri në 8 milionë euro.