Qeveria e Kosovës ka miratuar rregulloren e re të zyrës së kryeministrit dhe ministrive. Ky vendim shfuqizon rregulloren e vjetër dhe sipas kryeministrit, Albin Kurti do t’i hap rrugë ndryshimeve të reja.
Për shkak të rëndësisë së vendimmarrjes, kryeministri Kurti tha se këtë mbledhje do të mundeshin ta mbanin edhe në këmbë për të mos humbur kohë, pas sipas tij propozimet për ndryshime të ministrave duhet të shkojnë sa më shpejtë në tavolinën e tij.
“Rregullorja e re për fushat e përgjegjësive administrative, e cila i hap rrugë sistemit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministritë e ndryshme të linjës si rezultat i fuzionimit që janë bërë në disa ministri. Ndoshta këtë mbledhje mund ta mbanim edhe në këmbë sepse vërtet nuk kemi kohë për të humbur, pasi vendimet e rëndësishme që ju jeni duke propozuar duhet të vijnë sa më shpejtë në tavolinën time”, tha ai.
Në kuadër të kësaj rregullore u përfshinë edhe disa vërejtje teknike të ministrave. Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë Kurti.