Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka treguar se sa do të jetë buxheti për vitin 2023.
“3 miliardë e 212 milionë euro do të jetë buxheti për vitin 2023”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se me këtë buxhet do ta ndihmojnë vendin dhe qytetarët.
Kurse, ministri i Financave Hekuran Murati, ka deklaruar se ky projektbuxhet ka tri objektiva kryesore. /Front Online