×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen elektronike, e 11-ta me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndërmarrjen e masave të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe të kontrollit të infeksionit me COVID-19 në katër komunat veriore të Kosovës.

    Me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të pandemisë COVID-19, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që duke filluar nga data 8 korrik 2020, nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

    Nga kjo ndalesë do të përjashtohen rastet urgjente shëndetësore; rastet e nevojës së kujdesit për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, në rastet kur të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten; rastet e kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare; rastet e vdekjes së anëtarit të familjes; dhe rastet e nevojave të përkujdesit ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia. Në asnjë rast nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar.

    Vendimi i miratuar sot nga kabineti qeveritar ndalon hyrje-daljet 24 orë për personat e infektuar, ata të kontaktit dhe personat e dyshuar në Komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok në afat prej 14 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përveç rasteve të përjashtuara të përmendura më lart.

    Ky vendim është propozuar nga Ministri i Shëndetësisë pas kërkesës, e cila është bërë nga kryetarët e këtyre komunave, të cilët kryesojnë shtabet lokale në Komunën Mitrovicës së Veriut, Komunën e Zubin Potokut, Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zveçanit. Vendimi është mbështetur edhe në analizimin e situatës epidemiologjike nga profesionistët e fushës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, meqenëse ka rritje të numrit të qytetarëve, të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në komunat përkatëse, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të COVID-19.

    Nga Rubrika
    Front TV10 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë viti 2025 do të jetë vit i grave dhe vajzave. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit përmes postës nga diaspora, duke paralajmëruar rrezikun...
    Front TV10 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, duke folur për ankesat që kanë pasur të arrestuarit nga Gjykata Speciale në Hagë ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur se cili është ish-kryeministri të cilin e kanë intervistuar prokuroria në ndërtesën e Qeverisë së...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Lyra Osmanit si Inspektore e Përgjithshme. Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që kandidatja Lyra Osmani...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Lajme10 Janar 2025
    Avni Kastrati është caktuar sot në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i ASK-së me...
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.