×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria merr vendim: Rithemelohet Lotaria e Kosovës

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ministrat kanë votuar për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

    Kjo u bë me propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajramit.

    “Rithemelimi i Lotarisë së Kosovës, pas ndalimit të funksionimit të lotarisë së Kosovës, legjislatura e kaluar ka kërkuar që kjo çështje të ketë trajtim të veçantë ligjor, sot prezantojmë projektligjin për rithemelimin e lotarisë së Kosovës që parashihet të jetë suksesor juridik i ish-subjektit lotaria e Kosovës. Mund të organizojë vetëm lojërat numerike, jo edhe llojet tjera të lojërave”, ka thënë ajo.

    Bajrami shton se janë 62 punëtorë që kthehen në punë.

    Ajo sqaron se kjo nuk do të thotë se do të hapen edhe bastoret e kazinot.

    “Qeveria është aksionar dhe organ mbikëqyrës është bordi, emërohet sipas kritereve të qarta që garantojnë cilësi dhe procedura transparente.

    Ky ligj nuk i rihap lojërat e fatit, po e rithemelon lotarinë, lojërat numerike dhe Instant, nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve, janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë, këta punësohen në mënyrë automatike”, thotë Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Ai e quajti Bullgarinë vend...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar...
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në fshatin Bube të Zubin Potokut, një njësit i KFOR-it ka vërejtur tre automjete dhe një furgon, të cilët dyshohet...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar edhe një herë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili tha mbrëmë se Pacolli...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Sipas komunikatës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.