Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar:
Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit;
Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026;
Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027;
Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.