×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria maqedonase do ta hartojë një ligj për përfaqësimin e shqiptarëve

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Kryeministri maqedonas dhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN paralajmërojnë miratimin e një ligji të ri për përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore. Kjo iniciativë vjen pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ligjin për balancuesit.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka folur sot në lidhje me ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për të cilin tha se zgjidhja ligjore duhet të jetë në përputhje me kushtetutën.

    “Zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Është më mirë që para se të miratohet në Kuvend, ta dërgojmë për mendim tek ekspertët juridikë”, ka thënë Mickoski.

    Kurse Zv.kryeministri Izet Mexhiti ka thënë se në ligjin e ri mënyra e mbikëqyrjes së punësimeve, duhet të vendoset nëse do të bëhet përsëri me balancues apo me ndonjë mënyrë tjetër.

    “Pra do të jetë në frymën që të respektohet kategoria kushtetuese e përfaqësimit adekuat dhe i drejtë i bashkësive etnike në Maqedoni, duke mos i dhënë gjykatës kushtetuese që ta abrogon këtë ligj në të ardhmen, siç e ka abroguar disa deri tani. Këtu dalim te problemi esencial që na e kanë lënë trashëgimi partitë shqiptare në qeverisjet e kaluara”, ka thënë Mexhiti.

    Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut gjatë javës së kaluar shfuqizoi “Balancuesin”, mekanizmin që rregullonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në administratën publike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.