×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria liron nga pagesat e shërbimeve kadastrale disa kategori

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave.

    Përveç unifikimit të tarifave për të gjithë shërbimet dhe ofrimin e tyre në formë digjitale, ky udhëzim i ri gjithashtu parasheh lirimin nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale të këtyre kategorive shoqërore: të gjithë studentët nga Kosova dhe ata që vijnë nga vendet tjera me qëllime të përgatitjes së seminareve dhe punimeve të diplomës; nënat vetëushqyese; personat me asistencë sociale, përkatësisht gratë në asistencë sociale; personat me aftësi të kufizuara dhe viktimat e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

    PO ashtu Qeveria ka marrë edhe dhjë vendime të tjera, për të cilat kryeministri Albin Kurti ka shkruar në Facebook.

    Njofitmi i plotë:

    Morëm gjithsej 11 vendime në mbledhjen e 211-të të Qeverisë, ndër to:

    – Aprovuam Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave. Përveç unifikimit të tarifave për të gjithë shërbimet dhe ofrimin e tyre në formë digjitale, ky udhëzim i ri gjithashtu parasheh lirimin nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale të këtyre kategorive shoqërore:

    – Ndaluam përdorimin dhe funksionimin e shërbimeve të rrjetit social “TikTok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, më qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi e këtij rrjeti social.

    – Miratuam dy strategji të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe të punësimit, e me të dyja bashkë për mirëqenien e qytetarëve tanë:

    🔹Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026 përmes së cilës synojmë ngritjen e kapaciteteve institucionale për hetimin dhe luftimin e trafikimit të drogës, si dhe uljen e pranisë dhe konsumimit të drogës në Kosovë, për një shoqëri të shëndetshme dhe të sigurt;

    🔹Strategjinë e Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2025, që ka për qëllim rritjen e mundësive të punësimit, qëndrueshmërisë së tregut të punës dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve.

    -Miratuam gjithashtu edhe Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror në të cilin evidentohet që vendi ynë ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, me vetëm 17.5% të Bruto Produktit Vendor, e krahas tij edhe dy nisma ligjore:

    🔹Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore;

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Eman Rrahmati, deputet nga Nisma për Familjen tha se kundërshtimi i tij në Kuvendin e Kosovës për Kodin Civil është njëri nga...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se tash e 4 vjet ish krerët e UÇK po përballen me padrejtësi. Në Facebook, Klinaku...
    Të tjera
    Vip04 Nëntor 2024
    Diana dhe Arioni janë ‘përplasur’ gjatë lojës së kapitenit. Sherr u bë shkronja ‘w’, për të cilën Diana ishte e bindur që...
    Vip04 Nëntor 2024
    Ka nisur Prime i gjashtë i shout më të madh në vend. Nata e sotme do të ju pret me plot befasi...
    Sport04 Nëntor 2024
    Ish futbollisti i Juventusit, Medhi Benatia, tani këshilltar sportiv i Marseille, ka folur për kundërshtarin e radhës së Zonjës së Vjetër në...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Manushaqe Nura, është përshëndetur sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Eprorja ushtarake me gradën e majores tha se po del ballëhapur...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në katër-vjetorin e qëndrimit të tij...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë. Atje, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.