×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti s’i solli Kosovës asnjë njohje të re, procesi stagnoi për shkak të dialogut

    FrontOnline
    05 Janar 2022

    Kosovës në vitin 2021 i erdhi vetëm një njohje.

    Izraeli është vendi i fundit i cili mori vendim që ta njoh shtetin i cili e shpalli pavarësinë në vitin 2008.

    E, kjo njohje u mundësua nga Shtëpia e Bardhë në takimin që ka ndodhur më 4 shtator të vitit 2020 në mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nën kryesimin e presidentit të atëhershëm të ShBA-së Donald Trump, shkruan FrontOnline.

    Qeveria e re e Kosovës e dalur nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti, pas gati një viti në pushtet ende nuk ka arritur t’ia sjell Kosovës as edhe një njohje të re.

    Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Kosova numëron 117 njohje aktualisht e  asnjë nga këto njohje nuk kanë ardhur gjatë mandatit të këtij pushteti të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.

    Por, në anën tjetër Serbia thotë se ka arritur që të bind 15 shtete që ta tërheqin njohjen e Kosovës.

    E, kryeministri aktual ka qenë shumë kritikë ndaj mungesës së njohjeve të Kosovës ndër vite.

     

    Pacolli: Kosova të anagazhohet me të gjitha kapacitetet në lobim për njohje të reja

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se Kosova duhet të angazhohet me të gjitha kapacitete e saj për njohje të reja.

    “Ka shumë faktor por, unë besoj qe Kosova duhet me të gjitha kapacitetet të angazhohet në lobimin për njohjet e reja. Ne duhet te shohim vizita tek shtetet qe ende nuk e kanë njohur vendin tonë, delegacione që shkojnë dhe vijnë, pra një diplomaci proaktive e cila pastaj do ti sjell edhe rezultatet e nevojshme”, ka thënë Pacolli.

    Ai ka përmendur edhe disa arsye se përse nuk ka pasur diplomaci proaktive.

    “Për shume arsye ndoshta këtë qasje se kemi parë vitin e kaluar. Ndoshta edhe për shkak të Covi-19, por unë besoj që njohjet e reja janë objektivi diplomatik i vendit tonë këtë vit”, është shprehur ai.

     

    Njohja e paralajmëruar, Pacolli akuzon Kurtin për mospranim të ndihmës

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për mospranim të ndihmës për njohje të reja.

    Kjo pasi që më 19 dhjetor të vitit të kaluar Pacolli i kishte shkruar letër Kurtit, që presidenti i një shteti do të vijë që ta njohë shtetin e Kosovës, shkruan FrontOnline.

    Po, pavarësisht kësaj, Kurti nuk i kishte kthyer fare përgjigje.

    E, Pacolli në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se ai që refuzon kontributin e të tjerëve nuk është i sigurtë në punën që e bën.

    “Do të ishte gabim të shihej puna e diplomacisë si një garë, ajo duhet parë si një punë e vlefshme plotësuese e njerëzve me mundësi dhe vullnet të mirë. Ai që refuzon kontributin e të tjerëve, sidomos në diplomaci,  ose nuk është i sigurt në atë që bënë apo nuk e don suksesin e Kosovës”, ka thënë Pacolli për FrontOnline.

     

    Deputetja e AAK-së: Duhet të ketë lobim të mirëfiltë për njohje të reja

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj ka thënë për FrontOnline se procesi i njohjeve varët kryekëput nga puna që bën Ministria e Punëve të Jashtme.

    “Pra, duhet të ketë një lobim të mirëfilltë për njohjen ndaj shtetit të Kosovës. Nuk e di Qeveria a ka ndonjë strategji, ndonjë agjendë apo se cila do të jetë qasja e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në raport me këtë çështje”, ka deklaruar ajo, për FrontOnline.

    Sipas saj, në këtë duhet të ndikojë edhe diplomacia parlamentare.

    Por, thotë se në këtë ka ndikuar pandemia, duke iu pamundësuar lëvizjet jashtë vendit, në mënyrë që të ndikohet në ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën.

    “Por, ne si Kuvend dhe si komision për shkak të gjendjes së pandemisë që e kemi që dy vjet ka qenë e pamundshme lëvizja e anëtarëve të Komisionit në vendet mike për diplomaci parlamentare ku do të kishim kërkua përkrahje te komisionet homologe  që të ndikojnë në vendet e veta apo në vendet mike që na kanë njoft me kërkua përkrahje që të na ndihmojnë në vendet që nuk ka njoftë Kosova”, ka shtuar ajo për FrontOnline.

    Ajo, ka treguar se çfarë duhet të bëjë Qeveria në këtë aspekt, që edhe ky vit të mos përfundojë me vetëm një njohje siç edhe ka ndodhur vitin e kaluar.

    “Pa një angazhim maksimal të të gjithë faktorëve është e pamundshme, po r tash të shohim. Shpresoj që edhe do të lejohemi të lëvizim në vende të ndryshme dhe ta shtrijmë ndikimin dhe të kërkojmë përkrahje por unë thash duhet një koordinim dhe Qeveria ta ketë një strategji se ku me u qas dhe si me u qas”, ka shtuar ajo, për FrontOnline.

     

    Fetoshi: Dialogu shkak i stagnimit të njohjeve të reja për Kosovën

    Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është bërë shkak që të ketë stagnim në procesin e  njohjeve të reja të Kosovës nga shtetet e tjera.

    Kështu, thotë për FrontOnline, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi.

    “Procesi i njohjeve fatkeqësisht ka stagnua për shkak të procesit të dialogut më Serbinë, për shkak se shumica e vendeve që kanë hezitu me njoft Republikën e Kosovës kanë preferu të jenë në pritje të përfundimit të procesit të dialogut, përkatësisht marrëveshjes finale me Serbinë në mënyrë që procesi i subjektivitetit ndërkombëtar të zhbllokohet dhe pastaj ato të veprojnë me njohjen duke pas parasysh në këtë rast fillimisht pesë shtetet e BE-së që ende hezitojnë ta njohin Republikën e Kosovës por edhe ne vende te tjera të botës”, ka deklaruar Fetoshi, për FrontOnline.

    Ndërsa, ka treguar se cili duhet të jetë prioritet i Qeverisë në këtë vit, në mënyrë që Kosovës t’i vijnë njohje të reja.

    “Ajo që mendoj që është e rëndësishme të bëhet për rastin e fillimit të këtij viti fillimisht besoj që është më prioritet absolut që Qeveria jonë të përforcojë sa më shumë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të koncentrohet maksimalisht në përmbylljen sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë me një marrëveshje e cila eventualisht do të garantonte njohjen reciproke të dy shteteve sepse ky proces i cili deri më tani e ka mbajt peng konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës do ta zhbllokonte edhe anëtarësimin e në organizatën e Kombeve të Bashkuara edhe njohjen prej pesë shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.

    E, rëndësi për këtë sipas Fetoshit, duhet ti jepet edhe koordinimit me Shqipërinë.

    “Për ta shmang këtë situatë unë mendoj që në vitin 2022 Qeveria jonë do të duhej të ishte shumë më aktive dhe e koordinuar me Shqipërinë dhe me miqtë tjerë të Kosovës në shumë zona të botës ku nëse ne nuk kemi kapacitete ti mbulojmë me Ministrinë tonë të Jashtme përkatësisht shërbimin diplomatik tonin atëherë të koordinohemi me miqtë tonë në mënyrë që Kosova të jetë prezentë maksimalisht në të gjitha vendet e botës”, është shprehur Fetoshi, për FrontOnline.

    Për këtë çështje, FrontOnline ka kërkuar qëndrim edhe nga partitë e tjera opozitare por të njëjtit nuk janë përgjigjur./FrontOnline

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka plane “në këtë fazë” për të dërguar një delegacion në Katar...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Siç raporton a2cnn, një fëmijë ka rënë...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.