×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria “Kurti” së shpejti nisë emërimin e bordeve të reja në Ndërmarrjet Publike

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Kryeministri Albin Kurti kishte dhënë një deklaratë të “fortë” lidhur me shkarkimet dhe emërimet në Ndërmarrjet Publike atëherë kur Kushtetuesja e rrëzoi Qeverinë “Hoti”.

    Ai kishte thënë se me emërimin e bordeve të reja nga Vetëvendosja në Qeverinë “Kurti 1” menjëherë nisi ringjallja e ndërmarrjeve, e cila siç tha ai i shqetësoi kapësit e shtetit.

    Kurti pati thënë se posa të vijnë në pushtet nuk do të lejojnë që këto ndërmarrje të “mjelën edhe më tej nga kapsit e shtetit”.

    E lidhur me strategjinë që ka Qeveria për rimëkëmbjen e Ndërmarrjeve Publike të cilat janë në prag të falimentimit për Front Online, ka folur deputeti i kësaj partie Armend Muja, i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Ekonomi.

    Muja tha se për rimëkëmbjen e Ndërmarrjeve Publike së pari duhet të sigurohet misioni dhe qëllimi organizativ i ndërmarrjeve, të emërohen personat profesional dhe të gjitha keqpërdorimet të cilat kanë ndodhur në të kaluarën të dërgohen në organet e drejtësisë.

    “Kur Ndërmarrjet Publike punojnë në minus duhet me pa se ku është problemi, duhet të sigurohet misioni dhe qëllimi organizativ i ndërmarrjeve pasi që në të kaluarën ka pasur ndërhyrje politike dhe keqmenaxhime. Duhet që personat me profesionalizëm dhe integritet qoftë brenda vendit apo jashtë vendit që munden me i plotësua ato vende dhe e treta ato rrjedhje që kanë ndodhur në të kaluarën, keqpërdorimet që kanë ndodhur ne të kaluarën duhet t’iu dërgohen organeve të drejtësisë”, tha deputeti Muja për Front Online.

    Disa Ndërmarrje Publike në vend kanë mbetur me borde që u kanë skaduar mandatet.

    Për shkak të këtij problemi,  Ndërmarrja Publike “Trepça”, ka mbetur edhe pa Kryeshef.

    Muja tha se e emërimi i anëtarëve të rinj në bordet e Ndërmarrjeve Publike, pritet të bëhet se shpejti, pasi që tani janë konstituuar edhe shumica e  komisioneve parlamentare.

    Ai tha se  rikthimi në normalitet i Ndërmarrjeve Publike është njëri ndër prioritetet e Qeverisë “Kurti” dhe këto do ta bëjnë duke i emëruar anëtarët e rinj në bordet të cilat kanë mbetur pa anëtarë.

    “Pas konstituimit të komisioneve do të fillojë procesi i skanimit të gjendjes dhe plotësimi i bordeve vakante që kanë mbet të zbrazëta. Tjetra është një prej problematikave sa i përket bordeve ju e dini se rikthimi në normalitet i Ndërmarrjeve Publike është njëri ndër prioritetet e kësaj Qeverie.  Do të bëhet fillimisht përmes emërimit të bordeve dhe anëtareve profesional dhe rikthimi i efiqiencës organizative në këto ndërmarrje. Nuk do të ketë më qasje si në të kaluarën ku Qeveria i subvencion ato pa pasur dëshmi se si ato performojnë, në fakt fokusi primar do të jetë që ato të rigjallërohen përmes riorganizimit dhe vendosjen e njerëzve të duhur”, tha Muja për Front Online.

    Në procesin e emërimit të anëtarëve të rinj të bordeve do të përfshihet edhe shoqëria civile dhe do ta zbatohet marrëveshjen që Qeveria ka me Ambasadën Angleze./Front Online/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që...
    Kronika09 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë, ka njoftuar Policinë se një e mitur është sulmuar seksualisht. Rasti është duke u hetuar nga policia. “Prishtinë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e Ambasadës Amerikane. Gjatë kësaj vizite në Preshevë,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër....
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë një aksion simbolik. Aksioni do të mbahet në pikën kufitare në Merdar prej orës 13:00. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.