×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria Kurti nuk përfundoi asnjërën nga rrugët e nisura nga Qeveritë e kaluara

    Aulona Konjuhi
    14 Maj 2024

    Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se ndërtimi i autostradës së Gjilanit, si dhe zgjerimi i  rrugës magjistrale për Podujevë dhe ajo për Mitrovicë do të kryhen brenda një kohe rekorde, por as më shumë se tre vjet Qeverisje asnjë nga këto projektet e nisura nga Qeveritë e kaluara nuk po marrin fund.

    Por, çuditërisht pa u kryer asnjëra nga to kryeministri Kurti ka iniciuar ndërtimin e autostradës që lidh Tetovën me Prizrenin, por edhe në këtë drejtim deri më tash asgjë konkrete nuk ka.

    Kur e ka marrë mandatin Qeverisës Kurti ishte zotuar se autostrada dhe zgjerimi i rrugëve do të kryhen brenda mandatit të parë të tij, por asnjëra nga to nuk janë kryer, madje as vetë përfaqësues të Institucioneve nuk e din se kur do të përfundojnë ato.

    Kryeministri Kurti gjatë një vizite dje të dielën në Prizren foli për këtë projekt.

    “Rruga Prizren-Tetovë do të kontribuojë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit”, tha kryeministri Kurti.

    Por, se kur do të fillojnë punimet dhe kur do të përfundojnë ato nuk e beri të ditur ai.

    Shabani: Qeveria nuk ka mundësi t`i përfundojë projekte infrastrukturore

    Në anën tjetër, përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se Qeveria Kurti nuk ka mundësi të përfundoj projektet e nisura nga si nga Qeveritë e kaluara, ashtu edhe ato që ka nisur vetë gjatë këtij viti.

    Sipas deputetit të PDK-së, Isak Shabani të gjitha premtimet që janë bërë nuk janë realizuar nga kjo Qeveri.

    “Disa kanë thënë që do të përfundojnë gjatë këtyre tre viteve e disa më vonë por në bazë të asaj që po shihet këto projekte do të shkojnë ngadalë dhe nuk do të realizohen njëherë. Kurrsesi nuk do t’i përfundojnë gjatë këtij mandati VV-ja këto projekte”, ka thënë ai për Front Online.

    Më tutje sipas deputetit të PDK-së mos realizimi i projekteve do të ndikon në votën e qytetarëve.

    “Të gjitha premtimet që janë bërë nuk janë realizuar nga kjo Qeveri, tek vota e qytetarëve do të ndikojë”, ka thënë më tutje ai.

    Tishukaj: Projektet ishin të keq menaxhuara

    Por, deri sa përfaqësues të subjekteve opozitare janë pesimist në realizimin e projekteve, në anën tjetër përfaqësues së partisë në pushtet mos realizimin e projekteve  e lidhin me defeket  që ato kanë pasur nga Qeveritë e kaluara.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje , Mirlinda Tishukaj tha se projektet nuk i kryen shkaku se ishin të keqmenaxhuara në të kaluarën.

    “Është plotësisht e drejtë që ka qenë premtim i yni, por ka projekte që kanë qenë të keq planifikuara, keqmenaxhuara dhe të pa shpronësuara që është në kundërshtim me ligjin”, tha ajo.

    Më tutje ajo u ankua edhe për buxhetin e vogël që kishin pasur për shpronësime.

    “Për këtë arsye ka pasur ngecje dhe na ka pamundësuar që t`i përfundojmë projektet e caktuara. Buxhetin e kemi gjetur për vetëm 12 milionë euro të planifikuara për shpronësime”, u shpreh Tishukaj për Front Online.

    Lajqi: Rrugët e papërfunduara rrezikojnë shumë pjesëmarrësit në trafik

    Profesori i komunikacionit, Naser Lajqi tregon se mos përfundimi i projekteve në masë të madhe rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion.

    “Nuk mund të kenë orientim të trafikut. Njëra ndër më të rrezikshmet është rruga për Podujevë që ka sa koha pa përfunduar. Madje në atë aks ka pasur edhe të aksidenteve të rënda”, tha ai për Front Online.

    Ai bëri apel tek autoritetet përgjegjëse, që të bëjnë sinjalizimin nëpër rrugët e prishura.

    “Shfrytëzuesit e komunikacionit me sinjalizim duhet të informohen se çfarë po bëhet me rrugë të prishura, orët e mesnatës janë më të rrezikshmet”, deklaroi Lajqi.

    Ministri Aliu pranon se nuk u dolën fjalët që kishin dhënë për Autostradën e Gjilanit

    Përndryshe zgjerimi i rrugës për në Mitrovicë kishte nisur para 15 vjetësh. Në vitin 2023, ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kishte dhënë afat një vit që të përfundojë gjithçka. Rruga Prishtinë-Mitrovicë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2025, pasi Ministria e Infrastrukturës nënshkroi kontratë të re për këtë segment rrugor më 8 shkurt të vitit 2024.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se projekti i kësaj rruge ka një kosto prej rreth 25 milionë eurosh. Gjithashtu, kryeministri Albin Kurti kishte premtuar vitin e kaluar se Autostrada e Gjilanit hapet më 2023. Megjithatë ajo vazhdon të jetë e pa përuruar tash kur jemi në muajin maj të vitit 2024.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar se pse nuk u dolën fjalët që kishin dhënë për Autostradën e Gjilanit.

    “Ka pas premtime që do të kryhet në vitin që shkoj, kanë dalë probleme të paparashikueshme, sidomos janë probleme të shpronësimit. Përpos problemeve të shpronësimit, janë edhe probleme teknike, të cilat probleme janë në zgjidhje e sipër”, ka deklaruar Aliu.

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Hyseni Gecaj ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.