×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria “Kurti” godet bizneset, s’ka filluar ende kompensimin shtesë deri në 20% që parashihet me Ligj

    FrontOnline
    01 Prill 2023

    Një ligj që do t’iu mundësonte operatorëve ekonomikë kompensim financiar shtesë deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, i cili është propozuar nga Qeveria “Kurti”, ka marrë “dritën e gjelbër” nga Kuvendi i Kosovës dhe më pas është dekretuar nga presidentja Osmani, po bëhet gati gjysmë viti që ende nuk ka nisur të implementohet.

    Për pasojë nga i njëjti nuk ka përfituar ende asnjë kompani, duke i nxjerrë këto të fundit në pozitë të vështirë financiare sidomos pas ngritjes së madhe të çmimeve në sektorin e ndërtimit, shkruan Front Online.

    Ligji për Mbështetjen e Punëve Publike është dekretuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 21 nëntor të vitit 2022.

    Kriteret e këtij ligji që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë janë: kontrata duhet të jetë e vlerës së mesme apo të madhe, kontrata është aktive, e lidhur para datës 1 prill të vitit 2022, punët janë certifikuar dhe faturat janë dorëzuar mes 1 prilli 2022 dhe 30 qershor 2023, si dhe kontrata nuk është e shkëputur  dhe/ose në procedurë gjyqësore për anulim, ndryshim  të çmimit, apo të ngjashme.

    Kurse, kompensimi përfshin këto materiale ndërtimore: 1.1. Bitumin dhe emulzionin; 1.2. Ҫimenton; 1.3. Hekurin dhe produktet e tij; 1.4. Plastikën dhe produktet e saj; 1.5. Betonin dhe produktet e tij; 1.6. Zhavorin; 1.7. Aluminin”, 1.8. Bakrin; dhe 1.9. Zinkun.

    Që ende, s’kanë marrë asnjë kompensim e thotë për Front Online edhe një operator ekonomik në kushtet anonimiteti.

    “Ne kemi dorëzuar kërkesat, por akoma ende nuk ka ndodhë asnjë kompensim. Kërkesat i kemi dorëzuar në ministri të Infrastrukturës dhe Ambientit. Ende s’kemi marrë përgjigje. Një kërkesë e kam bërë më herët, tash i kam bërë edhe 4 të tjera”, kanë thënë nga kjo kompani për Front Online.

    Sipas një zyrtari të kësaj kompanie, i cili nuk ka dashur ta bëjë publik emrin, kjo po zgjatet për shkak të procedurave.

    Ai, ka shtuar se për ta si kompani, por edhe për të gjitha kompanitë tjera të ndërtimit të rrugëve viti i kaluar ka qenë mjaftë i vështirë si shkak i rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore.

    “Viti i kaluar ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjitha kompanitë e ndërtimit të rrugëve sidomos, ku materialet ndërtimore patën pësua një ngritje shumë të lartë dhe ata që kanë punua janë dëmtua më së shumti, dhe sikur të kompensoheshin tash në fillim të vitit për ato punë të kryera do të ishte një infuzion për ti angazhuar kapacitetet 100%, përndryshe kanë vështirësi të gjitha kompanitë. Nga Autoriteti Kontraktues po na thonë se janë të paqarta metodat e llogaritjes”, ka thënë më tutje ai.

    Kurse, që ka kërkesa për kompensim e kanë pranuar edhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    “Kanë arritur disa kërkesa, ato janë në procedim e sipër në MMPHI”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Front Online.

    Por, kanë thënë se ende nuk është bërë asnjë pagesë.

    “Nuk ka ndodhur ende asnjë pagesë”, thuhet më tutje në përgjigje.

    Front Online për këtë çështje ka kërkuar të dijë se edhe sa është buxheti që do të ndahet për kompensimin e kompanive, por që nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Financave.

     

    Shala: Qeveria po i dëmton qëllimisht bizneset

    Ndërsa, deputet i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala, ka thënë për Front Online se tashmë ky ligj është dashtë të fillojë së implementuari, derisa ka shtuar se për shkak të politikave qeveritare është vonuar edhe liferimi i mjeteve.

    “Është e vërtetë e madhe që ligji tash është dashtë të fillojë implementimin për arsye se kompanitë dhe bizneset kanë pas kontrata afatgjatë, kryesisht nëpër objektet infrastrukturore gjatë periudhës së pandemisë dhe krizës të përgjithshme ekonomike pas inflacionit të lartë do të thotë ka qenë e pamundur me i përfundua punët e kontraktuar sipas kontratave është parë e arsyeshme në atë kohë që të kemi një ligj dhe të bëjmë mbështetjen e këtyre bizneseve, megjithatë Qeveria për shkak të politika të veta ekstreme majtiste, me selektim e sipër në përgatitje e sipër duke bërë vlerësime politike është vonuar në implementimin dhe në liferimin e mjeteve të cilat tashmë janë të ligjshme për ato biznese dhe ato kompani”, është shprehur Shala, për Front Online.

    Sipas tij, derisa vonesat në pagesa janë vonuar, kjo gjë do të reflektoj përsëri në goditje të bizneseve.

    “Kjo qeveri është vonuar jashtë çdo logjike kohore dhe konsideroj që kjo vonesë do të reflektoj përsëri në goditje të bizneseve, pra është çështje e vlerësimit të kapaciteteve të kësaj qeverie lë shumë për të dëshiruar dhe besoj se është vështirë të realizohet premtimi ligjor, ka deklaruar ai.

    I, pyetur se a po dërgohen bizneset drejt falimentimit me këtë, Shala ka pasur një përgjigje.

    “Qeveria me ndërprerjen e investimeve strategjike dhe me tërheqjen e mjeteve nga tregu i punës de facto dhe de jure ka sjellë para situatës ku me qindra kompani kanë filluar shkallën e falimentimit dhe janë në situatë të vështirë ekonomike. Sot nuk ka kompani që nuk ka probleme financiare, nuk ka kompani që nuk ka probleme me tregun e punës, nuk ka kompani që s’ka probleme me fuqinë punëtore që janë goditë nga kjo krizë ekonomike dhe inflacioni i lartë”, ka thënë ndër të tjera Shala.

     

    Lekaj: Bizneset në fazë të kolapsit e dështimit, shkak Qeveria Kurti

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ky ligj që nga fillimi nuk është trajtuar ashtu si duhet.

    Ai, ka thënë se ky ligj e ka vlerën e vogël në përqindje kundrejt pagesave si ndihmë e shtetit për operatorët ekonomik.

    “Është lajm i keq që Qeveria ende nuk i ka ndarë mjetet dhe nuk i ka realizuar pagesat ndaj bizneseve. Ky është realitet që kemi në pushtet të papërgjegjshëm si ndaj qytetarëve e po ashtu ndaj ndërmarrjeve, kompanive dhe ekonomive të vogla që e mbajnë shtetin. Për më shumë kjo është një përgjegjësi direkte e ministrit të infrastrukturës i cili nuk e di që është ministër i infrastrukturës, ku në dy vite qeverisje nuk kemi projekte dhe investime si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror”, është shprehur Lekaj për Front Online.

    Ai, ka fajësuar Qeverinë Kurti për siç ka thënë se kjo e fundit nuk ka pasur politika afatgjata për t’i mbështetur bizneset.

    “Pa dyshim që bizneset janë në faza të kolapsit e dështimit, sepse nuk ka pasur politika aftagjata për to nga Qeveria Kurti. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, as stabilitet e suksese të bizneseve ku mbi 700 milion euro të vitit 2022 janë në sirtar e po ruhen. Ky është keqmenaxhim dhe dështim, pasi ekonomia nuk zhvillohet duke kursyer por duke investuar”, ka thënë deputeti Lekaj.

    Deputeti ka pasur edhe një thirrje për ministrin Liburn Aliu.

    “Unë i bëj thirrje Qeverisë e specifikisht ministrit Libur Aliu që të zgjohet nga gjumi që ta kuptojë që është ministër dhe që të merren me zhvillimin e vendit, dhe pa humbur kohë të përfundojnë pagesat e kompensimet ndaj bizneseve dhe kompanive në bazë të drejtës së tyre të Ligjit për Mbështetjen e Punëve Publike”, ka deklaruar ai.

     

    Shatri: Ligji është dashur të fillojë së implementuari

    Qëndrim të njëjtë sa i përket implementimit të ligjit  ka edhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

    Ai, ka thënë për Front Online se kjo qeveri vetëm po ndërmerr veprime sa për t’u dukur në publik por jo edhe për t’i zbatuar ato.

    “Normal që është vonë sepse janë 4 muaj, është dashtë me fillua implementimi i ligjit. Duket që këta më shumë i kanë bërë disa veprime sa për me u dokë, me bë përshtypje që po bëjnë apo po marrin masa për të ndihmuar ekonominë por jo me veprua, vetëm me lënë përshtypje formale e kemi aprovuar, por faktikisht nuk po veprojnë. Nëse ligji ka hyrë në fuqi edhe është bë obligativ, atëherë ministria është dashtë me nda buxhet që me i mbulu obligimet ligjore që janë krijuar”, është shprehur Shatri.

    Sipas nenit 5 të këtij ligji pika 1 të drejtë për të dorëzuar kërkesë për kompensim për inflacion kanë Operatorët Ekonomikë të cilët dëshmojnë se materialet ndërtimore, sipas paragrafit 1 të nenit 4, të cilat janë pjesë e kontratës së punës, kanë pësuar rritje të çmimeve, kurse pika 3 e këtij neni thotë se ky ligj ka efekt vetëm për punët e certifikuara dhe faturat e dorëzuara nga Operatori Ekonomik tek Autoriteti Kontraktues prej datës 1 prill 2022 deri më 30 Qershor 2023./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit me një tubim në qytetin e Ferizajt. Numër i...
    Lajme12 Janar 2025
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se vetëm 7 nga 54 mësimdhënësit që morën pjesë në provimin për pajisje me licencë...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...
    Vip12 Janar 2025
    Ish-banorja e BBVK 2, Kader Kicaj, ka reaguar kundër ish të dashurit të saj, Lumbardh Salihut. Bukuroshja nga Prizreni ka publikuar disa...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Kaçanikut. Abdixhiku vlerësoi lartë...
    Lajme12 Janar 2025
    Në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban takim. Nga postime e LDK-së në Facebook, shihet...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.