×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria “Kurti” do ta themeloj një Komision për vlerësimin e hidrocentraleve

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë ka qenë e zëshme ndaj hidrocentraleve të cilat janë ndërtuar në disa rajone të Kosovës.

    Për këtë ata patën ngritur edhe një padi, ku kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë të pezullojë prodhimin e energjisë që po e shtjerrë lumin,  e po  i lë banorët e Deçanit pa ujë për pije.

    Ndaljen e punë së hidrocentraleve përveç Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kërkuar ditë më parë edhe banorët e zonave gjatë një takimi që kanë pasur me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    E për të gjitha këto probleme në lidhje me hidrocentralet  dhe kërkesat që kanë pasur  banorët , do të themelohet një Komision i cili do ta bënë vlerësimin e hidrocentraleve.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Ambientit, Linda Çavdarbasha.

    “Jemi në fazën e verifikimit të të gjithë procesit të dhënies së licensimit për kompanitë e Hidrocentraleve. Po marrim për bazë dhe opinionet qytetare dhe do të kemi në konsideratë edhe ankesat nga ana e përfaqësuesve të hidrocentraleve. Për këtë do të krijohet një komision ndërinstitucional i cili do të bëjë vlerësimin e të gjithë procesit”, ka bërë të ditur zëvendësministrja Çavdarbasha./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2025
    Kryetari i NISMA Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka arritur në Kuvendin e Kosovës. Në sy ka rënë, se Fatmir Limaj ka përshëndetur,...
    Lajme15 Prill 2025
    Me një orë vonesë ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sipas rregullores, ajo po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër...
    Lajme15 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetari LVV-së, ndonëse i buzëqeshur arriti në hollin e Kuvendit ku për pak pritet të nisë...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2025
    Para pak minutash, në Kuvend arriti edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka pasur një...
    Lajme15 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij nuk do të pengojë zgjedhjen e kryeparlamentarit sot. “Sa na përket neve...
    Kronika15 Prill 2025
    Një person në Vushtrri është arrestuar pasi i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor. Bëhet e ditur se lidhur me rastin, vetura është...
    Lajme15 Prill 2025
    Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllanë e tij Enverin, në përvjetorin e 20-të të vrasjes...
    Lajme15 Prill 2025
    Sot me fillim të orës 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër...
    Kronika15 Prill 2025
    Dy persona raportohet se janë zhdukur që nga data 13 prill. Policia njofton se personat e zhdukur janë  nga Fushë Kosova. “Fushë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.