Krahas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, gjatë pasdites sotme pritet të formohet edhe qeveria e re.
KosovaPress mëson se posa të merr detyrën si kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, njëherësh të bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit do ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër të vendit.
Ky bashkë me kabinetin e tij qeveritar do të tentojë ta marrë votat e nevojshme në Kuvend dhe të betohet para të zgjedhurve të popullit.