Njohësit e çështjeve politike në vend po e shohin si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Çështja e Presidentit, mungesa e votave për kalimin e ligjeve në Kuvend dhe sistemi shëndetësor i brishtë në këtë kohë Covidi, janë vetëm disa nga arsyet, që ata rënditin, pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje.Njohësi i çështjeve politike Dorajet Imeri në një prononcim për “Gazeta Blic” thekson se zgjedhjet në Podujevë treguan se ka do të shkojë trendi i votës në zgjedhjet e ardhshme.
“Në demokraci zgjedhjet përvec që janë instrumenti i matjes së vullnetit të qytetarëve, janë edhe zgjidhje e problemeve politike, ne rastet kur institucionet nuk arrijnë t’i japin kahje zhvillimit. Kjo qeveri nga dita e para nuk ka gëzuar legjitimitet politik, nuk e ka shumicën në Kuvend, madje edhe është e kontestuar, pasi njera nga votat percaktuese, ajo e deputetit Arifi, është duke u trajtuar nga Kushtetuesja dhe pritshmeritë janë që rasti të dëshmohet si antikushtetues. Kjo qeveri nuk e ka shumicën në Kuvend, nismat ligjore të saj nuk arrijnë të votohen, pra vendi ka stagnuar në planin ekonomik, sistemi shendetesor është buze kolapsimit, shkaku i numrit të madh të të infektuarave nga Covid 19, ndërsa plani për rimekembje ekonomike, edhe ashtu jo i mirë, nuk ka mbështetjen e deputeteve.
Cili është kuptimi i qeverisë kur ajo nuk e gëzon shumicën në Kuvend?! Pra, këto jane arsyet pse vendi duhet te shkojë në zgjedhje”Ai thekson se sa më shumë shtyhen zgjedhjet, dëshperimi i qytetarëve do të rritet edhe më shumë.“Rasti i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, tregon para së gjithash një trend se ka do të shkojë vota e qytetareve. Sjellja politike e LDK-së, do ta marrë ndëshkimin e padiskutueshëm të qytetarëve, për ç’ka besoj që do te reflektojë edhe në perqindjen e votave, kurdo që mbahen zgjedhjet. Sa më shumë të shtyhen zgjedhjet, dëshperimi i qytetarëve do të rritet edhe më shumë”
Ndërsa profesori Muhamed Kelmendi thekson se mos-funksionimi i Qeverisë, mungesa e votave për kalimin e ligjeve dhe çështja e Presidentit janë disa arsye të forta pse vendi duhet t’u drejtohet zgjedhjeve.“Humbja e LDK-së në Podujevë nuk është fakt për të shkuar në zgjedhje të Përgjithshme. Fakt është mos funksionimi i Qeverisë dhe mos arritja e votave në Kuvend lidhur me çështjet që paraqiten për votin. Ndërsa, rasti me konkret për zgjedhje është mos arritja e marreveshjes për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Procedura është e qartë. Koalicionit i duhen 2/3 e votave në Kuvend në rundin e parë.
Nëse nuk zgjidhet në rundin e parë, shkohet në raunde të tjerë, ku nevoitet 2/3 e deputeteve të terë Kuvendit për zgjedhje. Nëse këto nuk arrihen shkohet në zgjedhje të jashtezakonshme, të cilat pas votimit të fundit, brenda 45 diteve duhet te mbahen zgjedhet. E gjithë kjo zhvillohet dhe perfundon brenda peridhes 6 mujore. Deri ketu Kryetarja e Parlamentit e ushton detyren e Presidentit. Pas gjashte muajve nuk ka mundësi më me qenë Presidente. Zgjedhet duhet te mbahen. Mirepo, gjendja aktuale, humbjet në Podujevë dhe gjendja e rëndë në Kuvend obligon për zgjedhje të pergjiithshme. Qeveria Hoti nuk po funksionon si duhet. Ka probleme në Kuvend dhe në raport me partite politike. Kjo obligon për zgjedhje” deklaroi Kelmendi për Gazeta Blic.Në zgjedhjet e parakoshme në Podujevë kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi, fitoi pa balotazh kundrejt kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari.Nga LVV-ja pas kësaj fitoreje dhe në vazhdimësi po kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje pasi sipas tyre qeveria Hoti nuk ka legjitimitet.Kuvendi tash e sa muaj nuk ka arritur të kalojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, një ligj mjaft i rëndësishëm për qytetarët.LDK-ja së bashku me partnerët e koalicionit nuk po arrijnë të bëjnë votat e nevojshme në Kuvend për kalimin e këtij Projektligji.