Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjatë një emisioni televiziv, ka folur për punën e Qeverisë “Hoti”, raporton portali FrontOnline.
Ajo tha se, kjo Qeveri nuk po arrin t’i siguroj numrat për kalimin e ligjeve dhe se kryeministrit Hoti, duhet të i ‘u kërkoj falje qytetarëve.
“As 30 vota nuk i ka kjo Qeveri, një kryeministër që ia donë të mirën Kuvendin thotë më falni se nuk i kamë votat, ne si Vetëvendosje i kemi përkrahur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike, Qeveria nuk ka asnjë pengEs të shpërndaj pare, Qeveria po bënë shpifje ndaj njerëzve që po kërkojnë shtesa, Qeveria Kurti i ka paguar punëtorët që janë larguar nga puna”, tha ajo.