Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme ka bërë edhe emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Në këtë bord është rehatuar edhe ish-deputetja e AKR’së, Myzejene Selmani, e cila gjatë kohës sa kishte qenë AKR në bashkëqeverisje ka qenë këshilltare e ish-ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashit.
“ Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil në këtë përbërje:
Skender Halili, kryesues;
Ardian Gaxherri, anëtar;
Myzejene Selmani, anëtare;
Jeton Paloka, anëtar;
Nazlie Krasniqi –Korçaj, anëtare”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga zyra për media e kryeministrisë.