×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria godet Komunat që udhëhiqen nga opozita/ Kryetari i Suharekës akuzon ministrin Murati

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Ditën e djeshme qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë komunës së Suharekës janë bllokuar.

    Kjo, sipas kryetarit, Bali Muharremaj, deri të procedohen vendimet gjyqësore apo përmbarimore

    “Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e Kontratës Kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në Komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

    “Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet ta zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna”, shton tutje ai.

    Muharremaj: Buxheti është i Komunës, jo i Qeverisë

    Një ditë më pas  kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur shqetësim për bllokimin e qasjeve financiare, duke e quajtur këtë veprim një dëm për buxhetin e Komunës. Ai sqaroi se njoftimi për këtë bllokim ka ardhur nga Thesari dhe Ministria e Financave, duke theksuar se situata është e dokumentuar.

    ‘’ Veprim jo i mirë, ky veprim e dëmton buxhetin e Komunës, neve njoftimi na ka ardhur nga thesari,nga Ministria e Financave, nuk ka  ardhur privat dhe po flas realitetin, nuk po flas diçka që nuk është , po flas me dokument zyrtar’’, tha Muharremaj për FrontOnline.

    Kryetari theksoi ky veprim është jo ligjor dhe  se buxheti i Komunës është i taksapaguesve dhe nuk duhet të jetë nën kontrollin e qeverisë.

    ‘’ Kjo çfarë po ndodh për mua është jo ligjore. Buxheti i Komunës është kësaj të fundit, nuk është i Qeverisë ‘’, tha Muharremaj.

    Kryetari u angazhua se do të vazhdojnë punën Pavarësisht këtij problemi dhe  tha se duhet bashkëpunuar me Asamblenë komunale për të përballuar këtë sfidë.

    ‘’ Ne do të vazhdojmë të punojmë, nuk do të ndalemi, duhet ulur me asamblenë komunale dhe të kryejmë punët tona’’, përfundoi Kryetari.

    Sazan Ibrahimi: Llogaria bankare e Komunës  së Suharekës është bllokuar nga thesari i shtetit

    Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës për FrontOnline ka thënë  se bllokimi i llogarive financiare nuk është një fenomen i izoluar për komunën e Suharekës, por ka ndodhur edhe në disa komuna të tjera.

    Ai theksoi se zgjidhja e këtij problemi mund të vijë vetëm nga niveli qendror, i cili duhet të tregojë gatishmëri dhe vullnet për ta adresuar situatën mirëpo sipas tij ketë të fundit nuk po shfaqin gatishmëri

    ‘’ Nuk është vetëm komuna e Suharekës që këtë vit ka marrë një informatë nga ministria e Financave  për pasivizimin e llogarive, kemi pasur rastin edhe me disa Komuna të tjera dhe zgjidhjen mund ta ofrojë vetëm niveli qendror , kjo gatishmëri nuk po shihet nga niveli qendror’’, tha Ibrahimi për FrontOnline.

    Ibrahimi theksoi se niveli qendror është informuar në detaje mbi pasojat e kontratave kolektive, duke theksuar se mbi 122 milionë euro janë marrë padrejtësisht nga komunat.

    Ai përmendi se në takimet e fundit me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati, është kërkuar që niveli qendror të ofrojë një zgjidhje për këtë problem, pasi komunat nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive mirëpo niveli qendror është.

     ‘’ Niveli qendror është I informuar në detaje a i përket mjeteve financiare që po u merren komunave padrejtësisht. Mbi 122 milionë euro iu janë marrë komunave nga pasojat e   kontratave kolektive dhe ne kemi kërkuar edhe në takimin e fundit me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati që niveli qendror ta bëjë zgjidhjen e këtij problemi sepse komunat nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive është niveli qendror mirëpo niveli qendror nuk është I gatshëm ta zgjidhë këtë problem’’, tha Ibrahimi.

    Përveç kësaj, Ibrahimi njoftoi se Asociacioni i Komunave ka dërguar një kërkesë në Parlament për të kërkuar që, gjatë hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, të parashikohet një vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve nga kontratat kolektive. Ai theksoi se nëse Kuvendi nuk merr një veprim të tillë, shumë projekte të planifikuara për vitin e ardhshëm do të mbeten të papërfunduara, duke e ndikuar negativisht jetën e qytetarëve.

    ‘’ Ne si Asociacion e kemi dërguar një kërkesë në Parlamentin tek kryetari I Kuvendit dhe deputetët ku kemi kërkuar gjatë hartimit të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm niveli qendror ta parasheh një vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve nga kontrata kolektive nëse nuk e bën edhe kuvendi një veprim të tillë atëher4ë shumë projekte në nivel lokal të cilat kanë qenë të planifikuara dhe të miratuara në shtatorin e këtij viti nuk do t zbatohen dhe qytetarët e Komunave të Kosovës nuk  do të mund ti gëzojnë këto të mira nga zbatimi I projekteve’’, deklaroi Ibrahimi.

    Sipas Ibrahimit   llogaritë  bankare të komunës së Suharekës janë bllokuar nga Thesari i Shtetit, duke sqaruar se ky veprim vjen nga agjencitë brenda Ministrisë së Financave, dhe se dje komunat morën njoftim për pasivizimin e llogarive.

    ‘’ Llogaria bankare e Komunës  së Suharekës është bllokuar nga thesari I shtetit duhet marr parasysh se kjo është agjenci që funksionin në kuadër të ministrisë së financave dhe dje Komuna e Suharekës ka marrë një email ku thotë që nga sot është  pasivizuar llogaria kjo nuk është nga përmbaruesi  kjo është nga thesari pra’’, përfundoi Ibrahimi.

    Deputeti Zyba: Rasti në Komunën e Suharekës ka tejkaluar çdo kufi, kryetari I Komunës nuk është treguar i sinqertë

    Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka kritikuar keq planifikimin që ka ndodhur në Komunë, duke e cilësuar si një rast që ka tejkaluar çdo kufi. Ai theksoi se përgjegjësitë janë ligjore dhe që nëse ka ndodhur ndonjë shkelje, duhet të hetohet nga organet kompetente.

    ‘’ Rasti në Komunën e Suharekës është keq planifikim dhe ka tejkaluar çdo kufi, përgjegjësitë janë ligjore nëse është bërë ndonjë shkelje le t procedohet nga organet kompetente’’, tha Zyba.

    Zyba shprehu dyshimin se kryetari i komunës ka qenë i sinqertë në deklaratat e tij, duke u përpjekur të gjuajë fajin te Kontrata kolektive ose në dokumentet ligjore.

    ‘’ Nuk mendoj se kryetari I Komunës është treguar i sinqertë duke u përpjekur të gjuaj fajin diku aq më pak te një kontratë kolektive ose te një dokument ligjor’’, theksoi Zyba.

    Ai u shpreh  se nuk do ta ndihmonte kryetarin nëse do të ishte nevoja , por do të përqendrohej te qytetarët e komunës, veçanërisht tek ato kategori që po japin kontribut, duke sygjeruar se kryetari nuk e meriton ndihmën.

    ‘’ Kryetarin nuk do ta ndihmoja, por qytetarët e Komunës dhe sidomos kategoritë që janë duke dhënë kontribut. Jo kryetarin, sepse kryetari nuk e meriton të ndihmohet’’, përfundoi Zyba.

    Asamblisti i VV-së në Suharekë: Kryetari Muharremaj e ka politizuar rastin

    Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Jetmir Durmishi, ka sqaruar se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim deri tani për shkak se mbyllja e llogarive u bë dje pasdite. Ai theksoi se komuna është një institucion që duhet të zgjidhë problemet në bashkëpunim me aktorë të tjerë të rëndësishëm, si Asociacioni i Komunave dhe Kuvendi.

    ‘’ Nuk kemi ndërmarre asgjë sepse dje ishin  këto zhvillime dhe komuna është institucion që e zgjedh këtë problem me akterë të tjerë relevant si Asosacioni I Komunave Kuvendi  , komisioni për administratë’’, tha Durmishi.

    Durmishi kritikoi kryetarin, siç tha ai, për përpjekjet për të fajësuar qeverinë për bllokimin e llogarive.

    Ai theksoi se qeveria nuk bllokon asnjë llogari, dhe se bllokimi i llogarive është rezultat i veprimeve të përmbaruesve

    ‘’ Puna e viktimizimit të kryetarit kryetari e ka bërë fajtor qeverinë për bllokimin e llogarive sepse në llogarinë e tij tekstin e ka ndërtuar asi soji duke e bërë shkaktar qeverinë sipas meje nuk  ka t bëjë qeveria nuk bllokon asnjë llogari , përmbaruesi e bën këtë’’, deklaroi Durmishi për FrontOnline

    Durmishi theksoi se interesi i të gjithëve është që të sigurohen investime sa më të shumta, dhe se kryetari e ka politizuar rastin, duke shprehur se askush nuk dëshiron të dëmtojë buxhetin.

    ‘’ Kryetari e ka politizuar rastin , askujt nuk i hy në xhep të dëmtojë një buxhet’’, përfundoi Durmishi

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP në lidhje me certifikimin e Listës Serbe....
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....
    Vip02 Janar 2025
    Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.