×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria formon Grupin Punues për Ligjin për Paga

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim kryetarin e SBASHK-ut, atë të Sindikatës së Mjekësve, të Policisë si dhe të Doganës.

    Gjatë konferencës Hoti tha se Ligji për Paga i prek mbi 70 mijë të punësuar në sektorin publik. Të tillët sipas kryeministrit kanë shqetësime për sa i përket aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Front Online.

    “Sot kishim një takim me kryetarët e sindikatave, që përfaqësojnë rreth 70 mijë të punësuar në sektorin publik. Shqetësimi që ata e kanë lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Paga në Sektorin Publik, e që e kemi edhe ne. Më lejoni që të them nga pozicioni që kam, mendoj që vendimet e gjykatave të cilit do nivel nuk diskutohen fare por pranohen ashtu siç janë”, ka thënë ai.

    Hoti theksoi që së bashku morën vendim që të formojnë një Grup Punues, i cili sipas kryeministrit do ta konsultojë këtë Ligj, raporton tutje Front Online.

    Në takimin që ne patëm u dakorduam që Qeveria menjëherë të formojë Grupin Punues, për të proceduar në Kuvend, Ligjin për Paga, duke marr parasysh argumentet që i ka shfrytëzuar Kushtetuesja për këtë ligj por duke diskutuar edhe me grupet e tjera që mund të kenë vërejtje për këtë Ligj”, ka thënë tutje ai.

    Sipas Hotit, në këtë Grup Punues do të jenë të përfshira të gjitha sindikatat që janë duke e kundërshtuar aktgjykimin e Kushtetueses, për Ligjin për Paga.

    “Në këtë Grup Punues do të jenë të përfshira të gjitha këto sindikata, sepse të gjitha ata punëtorë janë të përfaqësuar nga kryetarët e këtyre sindikatave që janë këtu bashkë me mua. Zotimi i Qeverisë është që ne do të nisim menjëherë brenda procedurave sa më të shkurta të mundura ligjore për ta proceduar ligjin në Qeveri. Normalisht që do t`i konsultojmë edhe të tjerët”, ka thënë tutje ai.

    Në ndërkohë dje Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Paga në Sektorin Publik. Sipas Kushtetues disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetuesen. Kujtojmë që pas ankesave të disa sindikatave, Avokati i Popullit ka dorëzuar kërkesë në Kushtetuese për të parë nëse disa nene të këtij ligji janë në përputhje me Kushtetutën. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.