×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ende pa vendim rreth pushimit një javor nëpër shkolla

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse institucionet në arsimin parauniversitar do të hyjnë në pushim një javor, ashtu siç kanë propozuar MASH, udhëheqësit e IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut, gjatë një takimi me ministrinë në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Pushimi një javor iu është propozuar Qeverisë të ndodhë më 22 mars, në mënyrë që në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim, ku është përmendu kështu edhe mësimi online.

    Kjo nxiti reagime të shumta nga njohës të çështjeve të arsimit në vend, pasi të njëjtit po vlerësojnë se shkollat nuk janë të përgatitura për të vazhduar mësimin në mënyrë virtuale. Teksa arsyetojnë pushimin një javor, duke thënë se orët e humbura mund të kompensohen në fund të vitit akademik.

    Edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës nuk është pajtuar për një gjë të tillë.

    Kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti thotë për KP, se mbyllja eventuale e shkollave do të ishte në dëm të nxënësve.

    “Është vendim i nxituar, është vendim i papjekur në aspektin e përgjegjësive të zyrtarëve të shtetit, të cilët drejtojnë një sektor të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, siç është sektori i arsimit. Është një vendim i pabazuar juridik dhe faktik për shkak që në këto rrethana, të kërkosh të mbyllen shkollat kur kafiteritë janë plot, kur bizneset punojnë, niveli lokal dhe qendror punojnë, është absurditet në vete. Është dëm i madh që po u bëhet nxënësve”, thotë ai.

    Sipas tij, pushimi i parakohshëm prej një javë do t’i shërbejë vetëm institucioneve të vendit për të fituar kohë për të vlerësuar nëse do të shkojnë me mësimin virtual, gjë që sipas tij, është dashur të mendohet që prej fillimit të pandemisë.

    “Qe një vit ne ballafaqohemi me situatën e pandemisë, edhe ne si Kosovë dhe gjithë bota. Prandaj një deklaratë e tillë vërtet është tepër shqetësues për neve, sepse nuk di për një vit institucionet e arsimit a kanë menduar për mësimin online apo kanë menduar për diçka tjetër… Ne nuk bënë të jemi pre ose të vuajmë pasojat e disa komunave që kanë probleme me shtimin e numrit të të infektuarve të mësimdhënësve ose nxënësve. Nga takimi që e kam pasur me prind të këshillit të prindërve të komunave del se shumë komuna të Kosovës nuk kanë pasur për njëherë mbyllje përnjëherë të një shkolle. Prandaj, nëse ka problem Prishtina, Peja ose Gjilani ato le të zbatojnë skenarin A, B, C”, thotë ai.

    Ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se kanë kërkuar që të mos ketë shkëputje klasike të vitit shkollor, por të kalojnë në mësimin ‘online’.

    Sipas tij, SBAShK-u pajtohet dhe do të jap kontributin e vet për të dy variantet, atë të kthimit në bankat shkollore apo edhe të kalojnë në mësimin nga distanca.

    Për këtë ai thotë se duhet të mobilizohen të gjitha institucionet në mënyrë që të krijohen kushte të përshtatshme që të gjithë nxënësit të kenë mundësinë për të ndjekur mësimet në mënyrë virtuale.

    “Kushtet në Kosovë janë tepër të rënduara, kemi mungesë shumë të madhe të teknologjisë, edhe të llaptop-ve edhe për vet mësimdhënësit. Familjet dihet që i kanë fëmijët në shkolla, të gjithë duhet të inkuadrohen në procesin mësimor nga larg, e mos të flas për një pjesë të Kosovës ku rrjeti i internetit nuk ka arritur fare… Ne do të bëjmë të pamundurën që të arrijmë suksese sa më të mëdha. Por, kërkoj mirëkuptim nga prindërit sepse dihet mirëfilli që procesi mësimor në shkollë është diçka tjetër, ndërsa mësimi online mbahet sa për të mos u shkëputur tërësisht nga mësimi”, thotë ai.

    Karshi rekomandimeve që institucionet arsimore të shkojnë në pushim 1 javor, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Jusuf Thaçi.

    Ai ka arsyetuar shkuarjen në pushim në rast se një rekomandim i tillë vjen nga IKSHPK, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e përhapjes së virusit, teksa ka shtuar se kjo javë e humbur mund të zëvendësohet në fund të vitit shkollor.

    “Nëse IKSHPK vlerëson se duhet patjetër të ketë një ndërprerje të procesit arsimor, për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së virusit, atëherë propozimi që të ketë një javë pushim-ndërprerje të procesit arsimor në shkolla dhe universitete (që i bie 9 ditë me ditët e fundjavave) është propozim shumë më i mirë se sa propozimi që të shkohet me mësim online për dy javë. Kjo javë e humbur pastaj mund të zëvendësohet në fund të vitit shkollor/akademik, me shpresën se deri atëherë do të kemi përmirësim të situatës me pandeminë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Të martën kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka njoftuar se pas takimit me institucionet shëndetësore dhe arsimore, kanë shqyrtuar mundësinë e fillimit të mësimit ‘online’ në të gjitha nivelet e arsimit. Porse deri më tash qeveria nuk ka dalë me asnjë vendimin.

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Xhavit Rexhaj ka treguar për KP, se janë në pritje të këtij vendimi.

    “Jemi në pritje të këtij vendimi. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mendon se është Qeveria e Kosovës që duhet të marrë vendimin për shkuarjen e shkollave në pushim një javor”, ka thënë ai përmes telefonit

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
    Të tjera
    Opinione14 Nëntor 2024
    Shkruan: Ardian Bajraktari Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar Rregulloren (QRK) – Nr.17/2024 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me përfaqësuesit e “Qatar Charity” kanë qëndruar sot në fshatin...
    Vip14 Nëntor 2024
    Pas daljes së Rrezartit edhe Besfortit, po pritet që në Big të hynë disa banorë të rinjë. Një emër që po qarkullon...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, buxhetin për vitin 2025 e ka...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes së kësaj Kombëtareje me Kosovën, e vlefshme për...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ka vazhduar edhe më tej diskutimi mes Mevlani dhe Arionit për ndarjen e detyrave. Mevlani i ka thënë Arionit se ai në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.