×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria e Shqipërisë ia heq pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të EURO 2016

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Pas arritjes së historisë kur Shqipëria arriti të kualifikohej për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian, si “Euro 2016”, në atë kohë, përveç tifozëve me dashurinë pa kushte, në këmbë u ngrit e gjithë qeveria.

    Pjesa më e madhe e organizimeve në nder të kuqezinjve kishin skenarin dhe regjinë e qeverisë. Mes nderimeve të atëhershme, ishte dhe pajisja e tyre me pasaporta diplomatike, pasi jo vetëm ishin heronj, por edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, siç u quajtën atëherë.

    Ndërkohë perceptimi që qeveria ka për ta, është se ata mund të jenë heronj por jo “ambasadorë të mirë”, ku në ditën e ndeshjes ndaj San Marinos, Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme i dërgon një shkresë zyrtare FSHF-së duke deklaruar se të gjithë personat që janë pajisur me një pasaportë diplomatike duhet ta dorëzojnë brenda afatit të caktuar, dhe ky afat është vendosur që është 1 qershori i vitit 2021.

    Në letrën e siguruar nga “Panorama Sport” bëhet e ditur se futbollistët e Kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën, me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.

    Nga Rubrika
    Sport26 Dhjetor 2024
    The Athletic ka raportuar se Arsenali ka treguar interes për tre lojtarë për afatin e ardhshëm të transferimeve. “Objektivat afatgjata si Benjamin...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Manchester City dhe Everton luajtën 1-1 në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës Premier. Të dyja skuadrat morën nga një pikë...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Të tjera
    Vip26 Dhjetor 2024
    Në darkën e të nominuarve, Xuxi e pyeti Xhenetën se “a mendon se Gjesti për ty është i pjekur me vazhdu lidhjen?”....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova. Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka falënderuar mërgatën për mbështjetjen ndaj...
    Sport26 Dhjetor 2024
    The Athletic ka raportuar se Arsenali ka treguar interes për tre lojtarë për afatin e ardhshëm të transferimeve. “Objektivat afatgjata si Benjamin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.