×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e re gjermane, plan për Kosovën dhe Ballkanin në BE

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Bisedimet për të krijuar koalicionin e ri qeverisës të Gjermanisë kanë hyrë në një fazë kritike.

    Partia fituese, Unioni Kristian Demokrat (CDU), me në krye Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ri, bashkë me partneren CSU-Unioni Kristian Social, po zhvillojnë negociata intensive edhe me Socialdemokratët e SPD-së, të kancelarit në ikje, Olaf Scholz.

    Nga këto bisedimet kanë nisur të rrjedhin informacione se për çfarë pajtohen e çfarë jo, palët.

    Media të specializuara siç është “Euractiv”, raportoi se ka parë Draftin e Parë të ujdisë së mundshme të koalicionit, ku flitet specifikisht edhe për vizionin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, raporton Klan Kosova.

    Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, nisur nga Kosova, por edhe Ukraina e Moldavia, tashmë shihen si vendet që mund të jenë anëtaret e reja të BE-së, në një periudhë jo edhe të gjatë kohore.

    Sipas draftit, partitë negociatore për ta bërë qeverinë argumentojnë se “ndryshimi masiv i situatës globale” kërkon një qasje të re të Zgjerimit, e cila po quhet “domosdoshmëri gjeopolitike”.

    Kjo nënkupton ofrim të perspektivave për vendet kandidate, që për momentin nuk janë gati për hyrje të plotë në Union, por për të cilat duhet qasja e integrimit gradual në Parlamentin Evropian, dhe në Këshillin Evropian.

    Sipas raportimit të mediave, drafti i gjermanëve insiston në atë që mënyra e votimit në BE, me shumicë të kualifikuar, duhet të zgjerohet edhe në Politikën e Jashtme – dhe kjo bëhet enkas për të ndaluar shtetet, si puna e Hungarisë, që të mos bllokojnë masat sikur janë sanksionet. Aktualisht është në fuqi sistemi i unanimitetit, kur për gjithçka duhet pajtimi i krejt 27 vendeve anëtare.

    Nga gjashtë republikat e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që deri më tani nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për të hyrë në Union.

    Aplikimi për të marrë këtë status u bë në dhjetor 2022, por nga atëherë Brukseli, kurrë nuk e shqyrtoi deri tani kërkesën kosovare.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka folur mbi situatën aktuale lidhur me formimin e qeverisë dhe zhvillimet që pritet të ndodhin në seancën...
    Lajme02 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që...
    Lajme02 Prill 2025
    Polici Muhamed Lika, u vra mbrëmë në Kaçanik. Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi. Ilazi u...
    Lajme02 Prill 2025
    Vrasja e Muhamed Likës, rreshterit të Policisë së Kosovës, ka sjell trishtim dhe dhimbje në Kaçanik. Sylejman Loku, një nga miqtë e...
    Kronika02 Prill 2025
    Mëngjesin e së hënës është regjistruar një vdekje e dyshimtë në Zubin Potok. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një person është...
    Lajme02 Prill 2025
    Rreshteri policor, Muhamed Lika, u vra mbrëmë në Kaçanik. Lidhur me rastin ka reaguar Sindikata e Policisë. Përmes një komunikate për media,...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammyt, i ka propozuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.