×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria e Kosovës ndan 30 milionë euro për zbatimin e katër masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

    FrontOnline
    11 Gusht 2021

    Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati sot nё Mbledhjen e 24-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen 30 milionë euro për implementimin e katër masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Masat në fjalë janë masa 2.2 Mbështetja bizneseve për qasje në financa; masa 3.2 Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale; masa 4.3 Mbështetja e Kulturës dhe Sportit; dhe masa 4.5 Mbështetja e mërgatës.

    Përmes masës 2.2, Mbështetja e bizneseve për qasje në financa, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon ringjalljen e ekonomisё dhe prodhimit, pёrkatёsisht mbёshtjetjen e bizneseve pёrmes subvencionimit të tarifave të garancisë, rrjedhimisht ofrimit tё mundёsive pёr qasje mё tё lehtё nё financim. Kёshtu, nё pёrpjekje tё rindёrtimit tё ekonomisё pёrmes sektorit privat, MFPT me 3 milionё euro subvencion tarifat e garancisё pёr Fondin Kosovar pёr Garanci Kreditore, gjë që çliron potencial edhe për 86 milionë euro kredi të garantuara.

    Përmes masës 3.2, Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, Qeveria ndau 17 milionё euro pёr pёrfituesit e skemave sociale dhe pensionale. Me anё tё kёsaj mase MFPT synon rritjen e mirёqenies sociale dhe krijimin e një shoqërie të barabartë duke mbështetur familjet që pranojnë asistencë sociale me 30% mbi nivelin e rregullt dhe duke paguar shtesat për pensionistë, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro. Kёto shtesa do të aplikohen deri në fund të kёtij vitit fiskal.

    Poashtu, përmes masës 4.3, Mbështetja e Kulturës dhe Sportit, Qeveria ndau 5 milionë euro pёr Ministrinё e Kulturёs, Rinisё dhe Sportit. Kёto mjete do tё investohen në sportet e gjera, në mbrojten e trashëgimisë kulturore dhe përkrahjen e kulturёs e rinisё. Ky investim do të bëhet me qëllim që t’i japim vendit gjallëri duke organizuar dhe mbështetur ngjarje e projekte kulturore dhe sportive.

    Së fundmi, përmes masës 4.5, Mbështetja e mërgatës, Qeveria ndau 5 milionë euro për mbulimin e kostos sё reduktuar të policës kufitare për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht në Kosovë përmes pikave kufitare deri nё fund tё kёtij viti fiskal. Gjithashtu, vlen të theksohet se polica kufitare e subvencionuar nga Qeveria ka vlefshmeri 1 muaj.

    Deri më tani, MFPT ka marrë vendime për operacionalizim dhe ndarjen e mjeteve financiare për një sërë masash nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Së shpejti, MFPT do të vazhdojë me shpalojen e kritereve për operacionalizimin e masave të tjera të Pakos.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti sonte në Pejë ka falënderuar  pejanët për mbështetjen, siç u shpreh pa rezervë, pa kursim, pa pushim...
    Lajme13 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje sonte po mban një tubim në qytetin e Pejës. Tubimi tashmë ka filluar dhe kjo është bërë e ditur nga...
    Lajme13 Janar 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet...
    Të tjera
    Sport13 Janar 2025
    Lojtarët e Barcelonës fituan Superkupën e Spanjës mbrëmë, duke mposhtur rivalin historik Real Madridin me rezultat 5-2. Nga finalja e luajtur në...
    Lajme13 Janar 2025
    Të enjten dhe të premten (16 – 17 janar) në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare...
    Vip13 Janar 2025
    Një moment fantastik është krijuar në mes Vullnetit dhe Gresës duke u kujdesur për foshnjën e tyre të improvizuar. Ata u kujdesën...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti, ka vlerësuar projektin...
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.