×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

    Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, duke bërë një përmbledhje të realizimit të buxhetit dhe financave shtetërore gjatë vitit të kaluar.

    Po ashtu, është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2024, i cili vlerëson mënyrën e financimit të komunave dhe përshtatshmërinë e buxheteve të tyre në raport me nevojat e qeverisjes lokale.

    Ndër vendimet tjera, Qeveria ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2023 për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, njoftoi ZKM.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Një granatë dore ka shpërthyer në mesnatë te zyrat e Postës së re në Zveçan. Po ashtu një tjetër u shpërthye në...
    Lajme01 Prill 2025
    Policia ka njoftuar se më 31 mars, rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me...
    Lajme01 Prill 2025
    Në një përgjigje për “Front Online” nga KFOR-i kanë njoftuar për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe komunikimit të vazhdueshëm me partnerët...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka pritur të hënën në takim emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Detaje...
    Lajme01 Prill 2025
    Gati 26 vite më pas në Kosovë kanë mbetur rreth 4700 trupa të KFOR-it, të cilët vijnë nga 29 vende të ndryshme...
    Lajme01 Prill 2025
    Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan. Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale. Nga ky...
    Lajme01 Prill 2025
    Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe...
    Lajme01 Prill 2025
    Ishte 24 marsi i vitit 1999 kur NATO-ja filloi sulmet mbi caqet strategjike të ish-Jugosllavisë, sulme këto që zgjatën 78 ditë dhe...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Donald Trump ka publikuar emrat e personave që po përfliten për t’u bërë zgjedhja e tij e re për ambasadoren e SHBA-së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.