×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria e Kosovës e përkrah BKS-në për marrëveshje me Byronë e Sigurimit të Malit të Zi

    FrontOnline
    26 Prill 2021

    Qeveria e Kosovës përkrah iniciativën e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) për marrëveshjen me Byronë Nacionale të Sigurimit të Malit të Zi.

    Me ftesë të zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës Emilja Rexhepi, është mbajtur takim me drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ku është diskutuar lidhur me iniciativën e Byrosë Kosovare të Sigurimit për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Byronë Nacionale të Sigurimeve të Malit të Zi, lidhur me njohjen reciproke të policave të sigurimit për të dy shtetet, raporton Front Online.

    Zëvendëskryeministrja Rexhepi, me bashkëpunëtorët e saj, ka shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës daj Byrosë Kosovare të Sigurimit në proceset e përfaqësimit të institucionit në mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy shteteve pa qenë të detyruar në blerjen e sigurimit kufitar të ndërsjellë, deri në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Byrove në Bruksel. Gjithashtu, në takim është diskutuar për formalizimin e grupit punues nga Qeveria e Republikës së Kosovës referuar çështjes së plotësimit të parakushteve të tjera të anëtarësimit si më sipër, me theks të veçantë trajtimin e çështjes së mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara, si një ndër kriteret kryesore për t’u plotësuar”, ka shkruar Rexhepi në “Facebook”.

    Kurse, drejtori ekzekutiv i BKS-së, Sami Mazreku njoftoi Zëvendëskryeministren Rexhepi se Byroja Kosovare e Sigurimit në ditët në vijim do të marrë vendim për përkrahjen e Policisë së Kosovës me pajisje të avancuara teknologjike për identifikimin e mjeteve motorike pa regjistrim dhe sigurim, si dhe domosdoshmërinë e trajtimit të çështjes së kushtëzimeve të pagesës së taksave komunale dhe të tjera për regjistrimin e mjeteve motorike në vend, të cilat do të trajtohen në mënyrë institucionale, raporton Front Online.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.