×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.

    Përmes një postimi në X, Bislimi reagoi ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë që ia refuzoi ankesën qytetarit nga Medvegja, Safet Demiri, për kthimin e adresës së banimit.

    “[Vendimi i Gjykatës Kushtetuese serbe] shkel të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk kanë besim në sistem dhe hezitojnë të iniciojnë procedura gjyqësore”, tha Bislimi.

    Ai publikoi disa pjesë të vendimit të Gjykatës serbe, që thonë se Demiri nuk planifikon të jetojë në mënyrë të përhershme në adresën e paraqitur të banimit. Aty po ashtu thuhet se të drejtat e lëvizjes dhe banimit, ndonëse janë të garantuara me Kushtetutë, ato “nuk janë absolute”, duke iu referuar neneve të ligjeve serbe që lejojnë mundësinë që këto të drejta të kufizohen.

    Më herët gjatë 20 nëntorit, edhe kryetarja e Preshevës, Adrita Sinani, ka reaguar për këtë vendim të Kushtetueses serbe.

    Sinani tha po ashtu se gjykata më e lartë serbe po “legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës”.

    “Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”, tha ajo, duke shtuar se rasti i Demirit është shembulli më i mirë i diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga institucionet serbe.

    Sinani tha se shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci – që njihen edhe si Lugina e Preshevës – u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare.

    “Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, shkroi ajo në Facebook.

    Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që një kohë të gjatë ankohen për pasivizimin e adresave të banimit të tyre në Serbi.

    Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.

    Në fillim të këtij muaji, shqiptarët në Luginë protestuan kundër kësaj çështjeje.

    Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

    Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

    Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.

    Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.

    Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.

    Ndërkaq, në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për vitin 2022, është përmendur se praktika e pasivizimit të adresave në Serbi, konsiderohet veprim kontrovers.

    Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të monitorohen kushtet e jetesës në atë pjesë. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, ka thënë se pyetja se çfarë do të bëjë një president...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pasi në disa qytete e fshatra të Kosovës ka mungesë të energjisë elektrike. Lekaj ka...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të ditës së enjte parashihen reshje të dendura të...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Gjatë muajit shtator kanë lindur 2 mijë e 370 fëmijë. E që krahasuar me muajin gusht të po këtij viti, është një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në përvjetorin e karrierës së këngëtares, Shyhrete Behlulit. Haradinaj tha se trashëgimia kulturore është...
    Vip20 Nëntor 2024
    Një diskutim live mes dy yjeve të Big Brother VIP Kosova, patën rastin ta ndjekin përdoruesit e Tik Tokut sonte dhe jo...
    Sport20 Nëntor 2024
    Leard Sadriu ka marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja A e Kosovës dhe kjo erdhi falë formës së shkëlqyer që...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka finalizuar projektin për ndërtimin e autostradës që lidh Janinën me pikën e Kakavijës, në kufi...
    Vip20 Nëntor 2024
    Kevini është bërë temë diskutimi mes Anës dhe Gresës, ndërsa po shijonin pishinën. Gresa ka zgjedhur t’i tregoj disa prej bisedave që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.