Siç raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, qeveria italiane i ka dhënë UEFA-së garanci se ndeshjet e “Euro 2020” në Romë do të luhen me tifozë.
UEFA i ka kërkuar vendeve nikoqire që të lejojnë një prezencë të caktuar të tifozëve për garën më të madhe evropiane për kombëtare, shkruan FrontOnline.
“ANSA” raporton se qeveria e ka njoftuar Federatën e Futbollit e Italisë dhe UEFA-në se po përgatiten të lejojnë prezencën e tifozëve në ndeshjet që luhen në Romë.
Italia do t’i luajë tri ndeshje të fazës grupore në Olimpico, derisa në këtë stadium luhet edhe çerekfinalja.
Megjithatë, qeveria ka bërë me dije se një gjë e tillë do të ndodhë duke respektuar protokollin anti-COVID./FrontOnline/